Qeveria e Maqedonisë do të nisë procedurë kundër sulemve ndaj gazetarëve

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të nisë procedurë kundër sulemve ndaj gazetarëve

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi thotë se i dënon sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën gjatë ditës së djeshme në protestat për rastin “Monstra”.

Nga Qeveria shtojnë se në shoqëritë demokratike secili ka të drejtë për shprehjen e pakënaqësisë, por incidentet e dhunës janë të papranueshme.

“Çdo sulm ndaj përfaqësuesve mediatik, fizik ose gojor, do të dënohet dhe gjobohet rreptësisht dhe se të gjitha institucionet, si prokuroritë dhe gjykatat duhet të veprojnë maksimalisht në mënyrë të shpejtë ndaj çdo sulmi ose kërcënimi kundër punonjësve mediatik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në protestat për rastin “Monstra”, kishte incidente mes protestuesve dhe policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat