Që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor pajtohet edhe OBRM-PDUKM

Maqedonia

Që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor pajtohet edhe OBRM-PDUKM

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Për OBRM-PDUKM opozitare, 17 tetori është datë e pranueshme për zgjedhjet lokale në vjeshtë, sepse ajo datë është rënë dakord fillimisht.

Sipas tyre, të gjitha partitë parlamentare pajtohen me këtë vendim.

“Ne duhet të theksojmë se nuk ka nevojë për marrëveshje ndërpartiake, takime dhe negociata të tjera, sepse të gjithë si OBRM-PDUKM, LSDM dhe institucionet duhet të respektojnë vetëm ligjin.

Ndërsa ligji kërkon që 17 tetori të jetë data për zgjedhjet lokale”, tha Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat