Gazetari nga Maqedonia me fjalë rrëqethëse për viktimat e aksidentit në Bullgari

Maqedonia

Gazetari nga Maqedonia me fjalë rrëqethëse për viktimat e aksidentit në Bullgari

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari nga Maqedonia, Mensur Krasniqi ka shkruar për viktimat nga aksidenti që ndodhi në Bullgari, që la të vdekur shumë persona.

Ai thotë që ka njohur disa nga viktimat duke qenë i afërm i tyre, përcjell “Bota sot”

O Zot i madh pranoji nën mëshirën Tënde këta njerëz të mirë, shkruan tutje gazetari.

Postimi i plotë

Aga Ibrahim loqkoman njeri, musliman i devotshëm së bashku me bashkëshorten e tij, Muhsin Shiroki shok klase dhe kojshi, Avni Ahmeti dost, jaran i jem së bashku me bashkëshorten dhe dy bineqt e tij, si dhe kushërira ime Sumeja Brava janë ndër viktimat e tragjedisë së autobusit të djegur në Bullgari. O Zot i madh pranoji nën mëshirën Tënde këta njerëz të mirë, e familjarëve jepjau gajretin se boll randë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat