Bekteshi thotë se ka disa oferta për Kodrën e Diellit, ajo përfundimtare do të konfirmohet në Kuvend

Maqedonia

Bekteshi thotë se ka disa oferta për Kodrën e Diellit, ajo përfundimtare do të konfirmohet në Kuvend

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:43
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot deklaroi se ka disa oferta për investime në Kodrën e Diellit, por tha se do t’i zbulojë dhe do të pret që vetë kompanitë të njoftojnë se janë të interesuara për të investuar në këtë qendër turistike.

Ai tha se njërën prej ofertave e ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev dhe është kompani që vjen nga BE-ja.

“Ka edhe kompani vendase që janë të interesuara. Sigurisht që ka një kompani që nuk është pjesë e BE-së. Ata tashmë kanë dorëzuar kërkesë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, duke pasur parasysh se kjo është procedura në përputhje me Ligjin për investime strategjike. Presim që kompanitë të prononcohen se janë të interesuara për të investuar në Kodrën e Diellit. Deri atëherë do t’i ndjekim të gjitha procedurat dhe do të negociojmë dhe nëse është në interes të rajonit të Pollogut, Kodrës së Diellit, për qytetarët e vendit tonë, do të pranojmë një ofertë të tillë”, tha Bekteshi.

Ministri Bekteshi me këtë rast theksoi se para se të pranohet oferta, konform Ligjit për investime strategjike, ajo kontratë duhet të konfirmohet nga Kuvendi, sepse, siç tha ai, të gjitha marrëveshjet që dalin si investitor strategjik vërtetohen nga ana e deputetëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat