Ziberi: Burgjet në Maqedoni janë të mbingarkuara dhe pa mjek të rregullt

Maqedonia

Ziberi: Burgjet në Maqedoni janë të mbingarkuara dhe pa mjek të rregullt

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:44
Naser Zyberi

Avokati i Popullit, Naser Zyberi sot tha se burgjet e Maqedonisë së Veriut janë të ngarkuara, pasi ka shumë të burgosur. Zyberi tha se të burgosurit nuk kanë kushte shëndetësore dhe se kjo është e patolerueshme.

“Mbrojtja shëndetësore e të burgosurve mbetet plagë e pashëruar. Gati gjysma e burgjeve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mjek të përhershëm i cili do të kujdeset për shëndetin e këtyre personave. Mungojnë infermierët, medikamentet, aparatura”, tha mes tjerash Zyberi.

Ai ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se edhe përkundër rekomandimeve, nuk ka ndërrmarë veprime.

“Fatkeqësisht ministria e Shëndteësisë për kundër disa rekomandimeve tona dhe raporteve të veçanta nuk ka ndërmarrë hapa të nevojshëm. Në disa segmente edhe është keqësuar situata”, theksoi Zyberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat