Kovaçev: Bullgarët kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe jo kompromis me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kovaçev: Bullgarët kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe jo kompromis me Maqedoninë e Veriut

Më: 22 maj 2022 Në ora: 10:05
Kovaçev

“Çfarë tjetër përveç një ndryshimi në qëndrimin tashmë të deklaruar të Bullgarisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të jetë arsye për thirrjen e një Këshilli të ri Këshillimor për Sigurinë Kombëtare (KSK)? Çfarë ndodhi nga mbledhja e mëparshme e këtij këshilli? “10 janar 2022”? pyet eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev mbi kërkesën e kryeministrit të Bullgarisë Kiril Petkov, që presidentit të vendit Rumen Radev të mbledhë KSK-në për çështjen e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut.

“Cili është “progresi i madh” i Shkupit në përmbushjen e kushteve të qëndrimit Kornizë të qeverisë bullgare nga viti 2019? Ku është “përparimi i madh” i komisionit historik? Cilat janë konkretisht “takimet e vazhdueshme dhe javore ndërmjet pesë grupeve të punës” dhe cilat janë rezultatet reale? përveç, kuptohet fluturimit kalimtar Sofje-Shkup”, tha Kovaçev.

“Ose kryeministri beson vërtet se mund të gënjejë dhe të magjepsë të gjitha partitë e tjera, shërbimet, presidentin dhe popullin bullgar se nuk ka ndodhur një mrekulli e vërtetë në muajt e fundit në marrëdhëniet tona me Shkupin, ose ka vendosur që koha ka ardhur për t’i larë duart, si Ponc Pilati, dhe u shpjegoi atyre të cilëve u premton bujari dhe naivitet se, për fat të keq, pavarësisht dëshirës së tij, nuk mund të ketë ndryshim në pozicionin e Bullgarisë për shkak të “djemve të këqij”. Dhe të këqijat, në sytë e tij, janë padyshim shumica e bullgarëve që duan një zgjidhje të drejtë dhe jo kompromisi,” tha Kovaçev.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat