Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev me Ramën dhe Abazoviqin

Maqedonia

Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev me Ramën dhe Abazoviqin

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:00
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, nuk do ta vizitojë Kievin bashkërisht me kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq.

Nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev. Ata thonë se agjenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.

“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thonë nga Qeveria.

Abazoviq paraprakisht kishte pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për të vizituar Kievin pas çka inicoi idenë që bashkë me të, të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat