Ademi për incidentin: Ishte provokim i opozitës, kishte për bazë agjendat e huaja për destabilizim të vendit

Maqedonia

Ademi për incidentin: Ishte provokim i opozitës, kishte për bazë agjendat e huaja për destabilizim të vendit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:10
Arbër Ademi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi gjatë ditës së sotme ka komentuar incidentin e djeshëm gjatë punës së komisionit kuvendor të cilin ai e drejton.

Ai ka theksuar se ishte një provokim i opozitës, që sipas tij kishte për bazë agjendat e huaja, që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

“Në radhë të parë më vjen keq për atë që ndodhi mbrëmë, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shprehi keqardhje për të gjitha ato skena të provokuara nga opozita të cilat ndodhën, gjë që nuk duhet të ndodhe.”

“Agjenda reformuese e kësaj shumice parlamentare por edhe e Qeverisë duhet të vazhdojë, nuk duhet të biem pre e provokimeve të tyre të cilat janë në funksion të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit por edhe për de-fokusim të qytetarëve dhe të mbarë opinionit nga proceset integruese”, deklaroi Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat