Admirim Aliti: Një e treta e të punësuarve në sektorin publik duhet të jenë shqiptar

Maqedonia

Admirim Aliti: Një e treta e të punësuarve në sektorin publik duhet të jenë shqiptar

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:00
Admirim Alit

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, sipas të dhënave të censusit të fundit, ka llogaritur se përqindja e shqiptarëve të punësuar në nivel shtetëror duhet të rritet, nga 24.3% në 31.5%.

Sipas të dhënave të publikuara nga SDK.mk, shifra prej 31,54 për qind është arritur duke i shtuar përllogaritjes shifrat nga popullsia jorezidente nga regjistrimi i fundit plus dy për qind nga 7 për qind e regjistrimit administrativ.

Admirim Aliti është ministër që nga janari i këtij viti, kur partia e tij Alternativa hyri në koalicion qeverisës.

Ligji për të punësuarit në sektorin publik, i cili filloi të zbatohet në vitin 2015, parashikon një mekanizëm për shpërndarjen e punësimeve të reja me përfaqësim adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve, në nivel të secilit prej institucioneve në sektorin publik, bazuar në nevojat e vetë institucioneve të shprehura përmes Planeve Vjetore të Punësimit.

Shpërndarja e punësimeve të reja bëhet në mënyrë elektronike përmes veglës së internetit të MSHIA, të quajtur Balancues. Versioni i fundit i balancuesit filloi me funksionim nga sot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat