Shqiptohen 167 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 167 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensfikuara në komunikacionit, me çka në territorin e Shkupit ka shqiptuar 167 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 53 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 14 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit, nëntë masa për parakalime të paligjshme…”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat