Mitreski: OBRM-PDUKM nuk mori pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit

Maqedonia

Mitreski: OBRM-PDUKM nuk mori pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:52
Jovan Mitreski

Kuvendi zyrtarisht ka nisur punën nga sot. Jovan Mitreski, koordinator i deputetëve të LSDM-së, informoi se OBRM-PDUKM nuk ka marrë pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së refuzoi të marrë pjesë në koordinimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit.

Shpresoj se kjo marrëdhënie do të ndryshojë, nuk dua të besoj se OBRM-PDUKM nuk e ka marrë mësimin, as që nuk e ka marrë mesazhin nga qytetarët, i bëj thirrje opozitës që të nxjerrë mësime nga e kaluara dhe në vend të bllokadave dhe veprimeve destruktive, të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme”, thotë Mitreski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat