Babai dyshohet për vrasjen e foshnjës tre muajshe në Shkup, e ka goditur me duar dhe këmbë

Maqedonia

Babai dyshohet për vrasjen e foshnjës tre muajshe në Shkup, e ka goditur me duar dhe këmbë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka sjellë Urdhër për procedurë hetimore kundër një personi 44-vjeçar, i cili gjatë dhunës familjare, e ka privuar nga jeta foshnjën e tij tre muajshe.

Nga PTHP thonë se natën në mes 25-26 shtatorit, derisa i dyshuari ka qenë në shtëpi me katër fëmijët e tij të mitur, në mesin e të cilëve edhe djali tre muajsh, këtë të fundit ka filluar ta godasë me duar dhe këmbë në trup dhe kokë.

“Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar disa lëndimet, të cilat më pas i kanë shkaktuar gjakderdhje dhe si rezultat foshnja ka ndërruar jetë”.

“Pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari mund të arratiset, mund të ndikojë mbi dëshmitarët, ose ta përsërisë veprën penale, prokurori kompetent ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit”, thonë nga PTHP.

Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat