Pendarovski nuk komenton kërcënimet e eurodeputetit bullgar Xhambaski

Maqedonia

Pendarovski nuk komenton kërcënimet e eurodeputetit bullgar Xhambaski

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Presidenti Stevo Pendarovski nuk i komenton kërcënimet e fundit për vrasje nga eurodeputeti bullgar dhe bashkëkryetar i OBRM-BND, Angel Xhambaski. Nga Kabineti i Presidentit për “Lokalno” theksojnë se autoriteti për ndalimin e mundshëm të radikalëve bullgarë i takon Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket pyetjeve, nuk kemi koment të mëtejshëm. Mendimet e presidentit Pendarovski u dhanë pas seancës së Këshillit të Sigurisë. Për hapat e mëtutjeshëm, përgjegjësitë janë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

Xhambaski mbrëmë ka komentuar rekomandimet e Pendarovskit që ai dhe disa shtetas të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata në Maqedoni.

“Le të kujtojë Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut, i njohur me pseudonimin “Stevo Kominterna”, se shumë njerëz të tjerë u përpoqën t’i ndalonin liderët e OBRM-së të hynin në Maqedoni dhe rezultati ishte, dua të them, rezultati i fundit i tillë ndodhi me mbretin jugosllav, serb Aleksandër Karagjorgjeviq.

Pra, le të mësojmë nga historia, nëse ai përpiqet të më ndalojë hyrjen në Maqedoni, le ta shohë historinë dhe le të mësojë prej saj”, tha Xhambaski për “Nova” bullgare.

Ai njoftoi se më 4 shkurt (festimi i ditëlindjes së Goce Dellçevit) do të vijë në Shkup për të vizituar varrin në oborrin e kishës së “Shën Spas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat