Ahmeti nga Prishtina: Kosova ka mbështetjen time të parezervë

Maqedonia

Ahmeti nga Prishtina: Kosova ka mbështetjen time të parezervë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 10:05
Ali Ahmeti dhe Albin Kurti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zëvendëskryeministrin të parë, Artan Grubi kanë qëndruar në Prishtinë.

Ata me ftesë të Presidentes Osmani kanë marrë pjesë në manifestimin kryesorë të pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës.

Ahmeti ka thënë se 15 vjetorin e Pavarësisë e ka rrumbullakësuar në Prishtinë në pritjen zyrtare shtetërore të organizuar nga Presidentja Osmani.

“Kosova ka mbështetjen time të parezervë dhe solidarizohem tërësisht me përpjekjet për ta rrumbullakësuar rrugëtimin e shtetësisë së plotë, të merituar dhe të patjetërsueshme”, ka shkruar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat