Shqiptohen 214 masa në Shkup, 124 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 214 masa në Shkup, 124 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 09:41
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 masa.

“Janë shqiptuar 124 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për tejkalim të paligjshëm të automjeteve.

Pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për vendosje të foliave të paçertifikuara (xhamat e lyer)…”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat