Tragjedia në Koçan, një nga tre pacientët në Spitalin e Nishit është në gjendje të rëndë

Maqedonia

Tragjedia në Koçan, një nga tre pacientët në Spitalin e Nishit është në gjendje të rëndë

Më: 20 mars 2025 Në ora: 10:21
Foto nga takimi

Zv. ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski së bashku me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë të RMV-së, kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare në Nish, ku kanë vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët janë të vendosur në atë objekt.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ata janë takuar me drejtorin e Qendrës Klinike, Perishiq dhe ekipin mjekësor ku janë njoftuar për gjendjen e tre pacientëve të shtruar në këtë objekt.

“Sipas informacioneve të marra nga stafi mjekësor, dy pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa një pacient në gjendje më të rëndë, por ata mbeten nën mbikëqyrje të ngushtë mjekësore dhe terapi adekuate.

Ministria e Shëndetësisë shprehu mirënjohje të thellë për stafin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare në Nish për përkushtimin dhe mbështetjen në këto momente të vështira”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat