Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla

Maqedonia

Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Nën kontroll janë ende zjarret pranë fshatit Trubarevë dhe deponisë Drislla, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas QMK-së, në territorin e vendit në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive.

Ndërsa dy janë nën kontroll.

Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovo në malin Kozhuf dhe fshatin Vrazhallë të komunës së Zelenikovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat