Dje janë regjistruar 651 shkelje përmes sistemit "Safe City"

Maqedonia

Dje janë regjistruar 651 shkelje përmes sistemit "Safe City"

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (02.02.2026) u regjistruan gjithsej 651 shkelje përmes sistemit "Safe City".

Nga këto shkelje, 50 ishin për kalim në semafor të kuq, 585 shkelje për vozitje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe u regjistruan 16 shkelje për mjete të paregjistruara.

"Gjithashtu janë lëshuar gjithsej 58 ndalime për vozitje.

U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë të gjithë për trafik të sigurt në territorin e të gjithë vendit", thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat