Sot mot me diell dhe më i ngrohtë, ja si do të sillen temperaturat

Maqedonia

Sot mot me diell dhe më i ngrohtë, ja si do të sillen temperaturat

Më: 12 prill 2026 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Sot moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e ndryshueshme, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 5 deri në 20 gradë.

Temperaturat minimale të mëngjesit do të variojnë nga 2 gradë në Mavrovë deri në 8 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të variojnë nga 14 gradë në Berovë deri në 20 gradë në Gjevgjeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat