Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Shkup, lëndohet një i mitur

Maqedonia

Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Shkup, lëndohet një i mitur

Më: 27 maj 2026 Në ora: 18:53
Ilustrim

Një i mitur është lënduar nga një zjarr që shpërtheu sot në një ndërtesë banimi në rrugën “Hristo Smirnenski” në Shkup.

Sipas MPB-së, zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve.

Një djalë 13-vjeçar, që ndodhej në apartament, ka pësuar lëndime nga zjarri.

Ai është transportuar me autoambulancë në Spitali “Shën Naum i Ohrit” për trajtim mjekësor.

Zjarri u raportua rreth orës 12:40 dhe u lokalizua me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat