Rasti ndaj babës së Vanjës shkon në rigjykim, konfirmohet dënimi ndaj Palços

Maqedonia

Rasti ndaj babës së Vanjës shkon në rigjykim, konfirmohet dënimi ndaj Palços

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 18:41
Vanja Gjorçevska

Gjykata e Apelit konfirmon dënimet me burgim të përjetshëm të Ljupço Palevski-Palço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev, të dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Gjykata e Apelit në Shkup rrëzoi vendimin për lirim nga akuzat të Aleksandar Gjorçevskit, babait të Vanja Gjorçevskës së vrarë, dhe e ktheu rastin për rigjykim.

Gjykata e apelit rrëzoi vendimin për lirimin e tij nga akuzat dhe urdhëroi që rasti të rigjykohej në Gjykatën Themelore Penale.

Gjorçevski u akuzua për ndihmë ndaj autorëve të krimit duke u dhënë atyre informacione rreth kohës kur vajza e tij shkoi në shkollë.

Gjatë gjithë gjyqit, ai i mohoi këto akuza, dhe gjykata e shkallës së parë e liroi nga çdo shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat