Heronj të epokave të ndryshme

Opinione

Heronj të epokave të ndryshme

Nga: Hisen Berisha Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:21
Hisen Berisha

Historia njeh heronj të ngjarjeve dhe datave të caktuara që lënë gjurmë në popuj ndër vite.

Pra, çdo ngjarje i ka heronjtë e vet.

Çështja kombëtare politike disa dekada më parë nxori liderin e lavdishëm të shqiptarëve të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, cili atë kohë bëri që popullin e Kosovës ta nxjerrë nga agonia komuniste jugosllave e lindjes, dhe e rreshtoj me frymen demokratike perëndimore në krah edhe më Amerikën.

Në Shqipëri, lideri i Kombit  dr. Sali Berisha shembi muret diktatoriale të mbylljes komuniste pro-ruse, për të sjellë demokracinë në vend.

Image

Pishtarin e Demokracisë Azem Hajdarin, liderin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit, që në ballë të studentëve dhe rinisë, shemben Piramiden e Komunizmit për të hapur rrugët e bashkimit kombëtar.

Kombi ynë, lindi po ashtu vlerën më sublime politike e ushtarake UÇK-në, dhe bëri veprën më të shenjtë luftën për Liri.

Edhe kjo etapë pati heronjt e vet si Adem Jashari, Sali Çeku, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Sadri Zeneli e mijëra të tjerëë të rënë dëshmorë dhe të gjallë që do të qëndrojnë në piedestalin e lavdisë e nderit kombëtar.

Mileniumi i ri, përmbushi vendimin e madh kombëtar për pavaresinë e Kosovës, me luftë e me laps. Kjo periudhë renditë heronjët e vet po ashtu me Presidentin Hashim Thaçi i cilësuar edhe si Xhorxh Washingtoni i Kosovës.

Ky akt u kurorëzua me kryevepren mbarëkombëtare “Rrugën e Kombit”, që përmbushi profetsinë e korifenjve si Ibrahim Rugova e Azem Hajdari. Kjo bëri që shqiptarët të mbeshteten me njeri-tjetrin në baza ditore dhe rruga e Kosovës për në Evropë të kaloj nëpër Tiranë e jo më nëpër Beograd.

Image

Sot, boten e ka sfiduar lufta nga pandemia Covid -19. 

Çdo vend por dhe Asambleja e OKB –së, në seanca me vazhdime dy ditore po përpiqet të gjej heronjët e vet.

Pandemia sot, është sfida e Globit.

Ndaj dhe Kosova po e zhvillon luftën e saj për pothuajse një vit.

Kjo sfidë shumë shpejt nxori ne pah edhe heronjët e vet, në fusha specifike.

Padyshim se eshalonin e luftës anti- covid e përbëjnë shërbimi shëndetësorë i Kosovës në të gjitha nivelet e shtrirjes.

Por, një zë gazetareje që percolli zhvillimet pandemike që në fillim jo vetem si informata të detajuara për perfshirjen, shtrirjen, pasojat dhe rezultatet por edhe me emisione përcjellëse me rol edukimi rreth sjelljes së qytetarëve në një luftë të tillë , ishte personazhi i nderit në një event të ndarjes së “Çmimi për gazetari në Pandemi 2020” . Brenda dy javësh ajo u nderua me dy çmime të ndara nga organizata vendore e ndërkombëtare për raportimet e saj të parreshtura nga vatrat e infeksionit, çdo ditë, nga fillimi i marsit kur edhe Kosova nisi betejën me pandeminë COVID- 19. 

Image

Kjo më bindi se në këtë vend një ditë vlerësohen heronjët e vërtetë. Jehona Zhitia, gazetarja e RTK-së, që përcolli rriten e Forcave të Armatosura të Kosovës që nga lindja e saj, nga UÇK, nëpër TMK e FSK, e deri në fazën e sotme kur po kalon në vitet e tranzicionit të saj me mision të plotë ushtarak.

Puna e saj ishte sfiduese deri në atë masë sa sakrifikoi më në fund të infektohej vet, për pasojë bashkëshorti dhe djali. Nderimi e vleresimi i sotëm për herë të dytë, që ju bë asaj, ishte një nderim simbolik që bëri shumëkë të ndjehet i vlerësuar se puna me përkushtim çmohet. Më këtë u nderua dhe vet institucioni publik medial RTK. Një vleresim të tillë meritojnë edhe kolegë të saj që i kishte në hap si Bujar Vitia nga gazeta “Shneta” dhe Kushtrim Sadiku nga Klan Kosova. 

Nëse në situata sfiduese luftërash, një njësie në total mund ti jepet çmimi “Heronj”, atëherë kjo njësi në shërbimin shëndetësorë të Kosovës i takon Repartit B të klinikës Infektive në QKUK, që nga stafi teknik, infermierët dhe tërë personeli i mjekëve.

Kryeheroi i këtij shërbimi që këtë titull e ka arritur që në fillimet e punes si mjek infektolog në shekullin e kaluar, me theks në vitin e parë në liri, në Kosovën e pasluftes. 

Image

Viti 2000 ishte viti i sfidës "ethet hemoragjike apo e minjve" apo "crime congo" që vijnë nga pickimi i rriqrës, e që lufta kundër asaj epidemie në atë kohë ishte edhe më e rëndë duke e ditur që Kosova kishte një sistem shëndetësor të rrënuar nga lufta, pa infrastrukturë, pa mbështetje, pa laborator, pa asgjë përveç kuadrove njerëzore profesionale dhe vullnetit për të luftuar në shpëtimin e jetëve, ashtu siç ishte edhe në luftë në radhët e UÇK-së, jo vetem brenda Kosovës por edhe në fronte e formacione të tjera çlirimtare.

Edhe sot, ndonëse në moshë afër pensionimit, me të njëjtin elan, derisa po e sfidoj Covidin dhe pretendimet e tij, e gjeta në krye të luftes anti- covid, 24 orë në mbështetje dhe shpëtim të jetëve të pacientëve të infektuar .

Dr. Sali Ahmeti, është çdo ditë në ballë të betejës me këtë armik të padukshëm, duke ju prirë mjekëve të rinj dhe stafit infermieror,  në krye me zonjën Gjejrane Shala që karakterizohet me po të njejtën rrugë punë e sakrificë që nga çlirimi e deri më sot, vërtetë se janë kryeheronjët e tërë kësaj njësie heronjsh të luftës anti- covid.

Padyshim se barrën e sigurisë nacionale dhe përballjen me emocionet e masave të kontrolluara po e bartin Policia e Kosovës.

Këto janë sot kategoritë e heronjëve të kesaj lufte me karakter nacional e botërorë. Këta meritojnë që të diskutohet për ta për mënyrat e shërbimit nacional për punën që po bëjnë e jo të fyhen duke ua diskutuar edhe shumat e karakterit të ndihmave sociale që më shumë i fyejn për punen e tyre që nuk ka çmim.

Shembuj si këta, në ditën e vlerësimit të Heroinës zonjës Jehona Zhitia, e të apostrofuarëve të tjerë, si përques të mesazhit se nuk është koha të drejtojmë gishtin te njëri-tjetri, por të mbështetemi ndersjelltas si parti, institucione dhe shoqëri për tu përballë të unifikuar ndaj sfidave që na dalin përpara. 

Është koha të kemi paqe me vetën tonë, të vëmi paqe me vendin tonë dhe me popullin që të shpëtohet kombi.

Nëse ne po shkojmë në rrugë te gabuara, pandemia Covid-19, e as pandemia politike pas tetorit 2019,  nuk po e gabojnë atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat