Pandemia e frikës 2020

Opinione

Pandemia e frikës 2020

Nga: Albina Hyseni Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Albina Hyseni

Frika e drejton vëmendjen e njeriut tek rreziku. Pra është e natyrshme që njerëzit tani kanë frikë. Kësaj i shtohet një frikë difuze, e papërcaktuar qartë, sepse nuk e dimë si do të vazhdojë gjendja.

Një frikë genuine e njeriut është frika nga e panjohura. Ne nuk e dimë, se sa kohë do të zgjasë kjo, se cilat do jenë pasojat, që do të sjellë kriza.

Pra është ajo ndjenja e pafuqisë që na bren, kur nuk kemi më kontrollin si njeri. Kjo sjell më shumë frikë, pasi që bota në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronës.

Njerëzit i hedhin sytë me shqetësim nga e ardhmja. Të kesh frikë tani është e natyrshme, tregon në studimin e ti psikoterapisti, Jürgen Hoyer. Si të veprosh që ta përballosh frikën në raste krizash?

Nuk ka ndonjë truk që e heq si me magji këtë emocion, sepse kjo do të thotë, që të mohosh realitetin. Kush ka frikë tani, thjesht është i ndershëm. Mënyra më e mirë është të thuash: frikën e kam, më vërdalliset një lëmsh, po çfarë do të thotë kjo konkretisht? Sepse frika ka të njëjtën ecuri si emocionet e tjera: vijnë dhe ikin sërish.

Në javët e ardhshme nuk do të kalojë asnjë ditë, në të cilën nuk do ketë shqetësime, se si do të kalojë kjo situatë me Coronën e si do të jetë gjendja pas kësaj. Pasojat nuk dihen - gjërat nuk do të jenë më si më parë.

Natyrisht që në një situatë të tillë je i shqetësuar. Por dikur vëmendja automatikisht drejtohet tek gjëra të tjera. Në fund të fundit bota nuk po fundoset. Natyra është aty, shtëpia, makina.

Absolutisht që ka një rrezik - por ai nuk rrezikon gjithçka e çdo gjë, por aspekte të caktuara të jetës. A mundet që një pandemi si Corona të shkaktojë edhe probleme psikologjike? Frika afatshkurtër nuk ka pasoja në shëndetin e njeriut.

Por reduktimi i aktiviteteve fizike apo të aktiviteteve të tjera janë të dëmshme për njerëzit që kanë një tendencë depresive apo një tendencë melankolie, mbylljeje në vetvete, apatie apo humbjen e interesit.

E rëndësishme është po ashtu, që frika ndaj virusit Covid-19, të mos ndërlidhet me të tjera probleme, që ka sot Kosova dhe çdo qytetar i saj.

Duke mos rënë në panik, por duke vepruar në kontroll të situatës dhe me vetëdije të plotë, është momenti t’i jepet prioritet parandalimit të shpërndarjes së virusit dhe të mos angazhimit në probleme të tjera, që mund të ketë shteti apo individi.

Fokusimi te probleme të tjera thjesht shton stresin tonë dhe heq energji të vyeshme dhe të domosdoshme nga menaxhimi i situatës shëndetësore.

Në kuptimin e dinamikave ndërpersonale dhe familjare, është thelbësore të kuptohet, që kufizimet e hapësirës fizike, sociale dhe kufizimet e natyrave të tjera, kërkojnë përpjekje dhe tolerancë domethënëse për të mos u bartur si ndikim emocional apo tjetër në marrëdhëniet familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat