Kosova me fusnotë, Republika e hundë-leshave...

Opinione

Kosova me fusnotë, Republika e hundë-leshave...

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Agim Vuniqi

Prishtina është një qytet i madh me shumë banorë, është ftohtë e shpesh është errët. Era fishkllon e din të përplaset në ndonjë gem të çveshur dhe thuase të pret kur të rrahë në lëkurë cullak. Qielli është i errët e memecë dhe bora t'i mbyll sytë dhe të bie fytyrës, mund të rreshqasësh rrugicave apo të shtyhesh me ndonjë automjet se kush kujt do t’ia lëshojë rrugën, ke shansë edhe te rrëzohesh, e pastaj ...priti analizat, reklama shkëlqyese, nuk din nga të orientohesh, në spitale publike apo në ato private, as vet nuk ke për të kuptuar se ç’të ka gjeteur, sigurisht nëse ke portfolion e thellë-ke dikend jashtë nuk do të shpëtoshë lehtë pa ndonjë stendë, është rregull e pashkruar e shëndetësisë kosovare.

Qyteti ka një treg të gjërë i cili mbledhë një mori njerëzish (gjatë zgjedhjeve këta janë votues) dhe bëhet zhurmë e madhe, aty është vendi ku tregtarët të presin me sharje të llojllojshme, kuptohet nëse prishë renditjen e pemëve dhe perimeve, bëhet aq shumë zhurmë sa që munden edhe veshtë të të shurdhohen. Në anën tjetër kupton se ne jemi njerëz të vyeshëm e të urtë me kulturë të lashtë, jemi besnik dhe degjojmë të huajtë-miqtë me shumë gëzim, normalisht edhe tingullin e eurove. Këtu qeverisin politikanët me vetura të shtrenjëta, edhe ata bëjnë shumë zhurmë, prijnë bile, alarmet e policëve që bëjnë “eskortë” sinjalizojnë realitetin kush qeverisë këtë vend të çuditshëm, kur ishte sistemi monist "i diktaturës" “no-hit” ndodhitë ishin te rralla, ndersa tash në kohen e partive shumë-moniste, të ekonomisë së tregut e të demokracisë "sus" e qile gojën janë shpeshtuar, përfundimisht zhurma na ka hije,  është “shik”-trend me lashtësinë dhe civilizimin tonë të hershëm, që aq shumë e kemi eksploruar

II

Ngjarje shumë e rëndësishme në Kosovë është edhe kur tymoset duhani me kamish, më heret ishte edhe “shik“, ngase kamishi qehlibar importohej "incognito" nga Rusia, dhe të gjithë ata dahanxhinjë që bënin llafe burrash dhe bënin qefe tymi “tullug” nuk brengoseshin për ambientin, ishin krenar në atë log burrash, qehlibari i verdhë i mbante kryelartë. Ashtu si kamishi mjet për të tymosur duhanin, duke u bërë dëmë edhe të tjerëve, e...dhepse me ligj është e lejuar që në gjysmën e lokalit mund të bëshë qef, edhe me nargile nëse dëshiron, varet si janë të shperndara take-tuket, njëjtë bëhet edhe interpretimi i ligjit, e... po mirë hapësirën nuk mund ta ndash në dysh, aq është i logjikshëm ligji...njejtë si Kamishi “shik” i “SHIK-ut“, i cili u bë maraz se akuzave të tij nuk po ua vënë veshin votuesit, herën e parë si deputet i paguar dhe me nam shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës për të spjeguar ç'është transparenca, herën e dytë u paraqitë si "zëdhënës" qeverie apo i grupit parlamentar të PDK-së, është vështirë per me dallue.., ai i bëri publike informatat sekrete “të ineresit national” se dikush nga informatorët e “SHIK-ut” paska përgjuar nën batanien e Albin Kurtit (nuk dha spjegime shtesë se ai ishte i veshur apo ndryshe, që është fakt shumë i rëndësishëm për politikën e shtetit) bile ishte angazhuar "kombëtarisht" të nuhasë nën sqetull apo zonat tjera sensitive të mbuluara me lesh, duke ia futur kot, pa përmendur ndonjë emër të përveçëm..., me rëndesi që ai u bë yll medial, akoma nuk është qartësuar deri në fund se cili nga tabori i informatorëve të tij iu ka “marrë erë” të brendshmeve të gocës së ministrit, nuk do te ishte çudi, nëse ai një ditë do të parafrazon edhe parfumin, le këtë, por po rritet rreziku nëse ky angazhim i deputetit shndërrohet në ligj, qytetarët do t’i këthejë në kohën e hamameve publike, më mirë me u la cullak publikisht, bile-bile është në koherencë me presionet ndërkombëtare të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe, për më shumë trasparencë, nuk behesh gazi i dynjas, se poqëse merr guxim me u la privatisht në banjo personale mund t’i manipulojnë rezultatet e rexhistrimit...

III

Dua të them edhe një gjë që se kam thënë më pare, se çfarë burrash jemi. Guximi yne s'ka shoq në botë. Ata që kanë të drejtë shetitjeje do të kenë parë shume vende…, me viza shengen, premtim i kohëpaskohshëm i qeveritarëve të vendit, jam i sigurt se hundë-lesha më të medhenje se në Kosovë nuk kanë parë. Njëri duke dashur me spjegue denjësisht këtë dukuri më tha se kishte parë një njeri me njëfarë kapele si hartë, republikë e vizllue...shme, dhe me rrobe të larme qe i kishte “hyp” një njeriu tjetër, veshur me rrobe edhe më të pasura thjesht qytetare,  kur ishin ndalur para kafes ai me republikë të vizllueshme i zdrypi.

Kafexhiu kishte dalur përjashta për t’i nderuar duke u perulur deri në tokë, e ai njeriu me rrobe të larme e me republikë te vizllueshme hyri ne kafe dhe u ulë pranë tavolinës, e cila ishte stolisur në një menyrë të veçantë, gati njëjtë si në rastin e përgatitjes së planit qeveritar në Bullgari, apo edhe këtë të fundit ngjasues si veza-vezës të gatitjes së rezolutës dalëse nga EULEX-I, që u votua në Kuvendin e Kosovës, duke u kundërshuar bindshëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai me rrobe qytetare kishte mbetur para kafenesë duke pritur. Kafexhiu e kishte nderuar edhe atë duke u përulur thellë. C'don të thotë kjo, kafexhiu kishte spjeguar ky që hyri është politikan i madh, e ai tjetri është qytetar i përmendur, është atdhetar, kishte përshperitur kafexhiu. Po pse i lejon me hypë? Kafexhiu ishte mënjanuar me një ane kishte qeshur me përbuzje dhe kishte thënë; - Kjo te ne çmohet si nderim i madh, i cili rrallëkujt i bie hise! Ky është një shërbim për atdheun, te cilin nuk din as nuk mundet ta çmojë çdo popull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat