Verdikti i sovranit, vendim i gjykatës

Opinione

Verdikti i sovranit, vendim i gjykatës

Nga: Agim Jazaj Më: 4 janar 2021 Në ora: 10:37
Agim Jazaj

Ndodhi ajo që pritej dhe pritet ajo që duhet.

Shqiptarët po presin gjatë nëpër stacione Trenin, Lokomotivën dhe Vagonët e dalë nga shinat, nga Timonier- Karrocieri.

Dëshmorët të ishin gjallë do na hidheshin për fyti: “Nuk e dhamë gjakun për këtë Shqipëri të katandisur si turpin e botës”.

Shqiptarët janë të cënuar dhe kërcënuar nga të drejtat më elementare, nga qentë e udhës më dy dhe katër këmbë që kafshojnë rrugicave, kur shkojnë në shtëpi, të ndërsyer nga i Zoti, shteti sehirxhi!  

Qytetarët të fyer e poshtëruara nga administrata arrogante dhe idiote, pa marë asnjë sherbim, të frymëzuar nga modeli i “Prijsit”!

Afro 2 milion votues kanë këllqe, të varfëruar dhe pikëlluar të zhvillojnë zgjedhje të ndara në dy vjet?

Militantët e thekur dhe të verbër, i kanë thirrur me vonesë rradakes, të mbetur qyqar, me syt e mbushur në lot, për fëmijët e arratisur, të mbytur nga vaji për mos përcielljen e prinderve të tyre, pa u dhënë puthjen e fundit në ballë, te Arkivoli!

Bota dhe Shqipëria është përballuar me Pandeminë: Armikun e pa dikshëm, po shqiptarët janë përballur dhe janë përballë armikut të dukshëm; keqeverisjes, vithisjes, abuzimit qeverisës!

***

U duk se presioni i ndërkombëtarëve për ngritjen e gjykatës Kushtetuese brënda Dhjetorit të vitit 2020-të, e dha produktin. Gjykata Kushtetuese u plotësua me 7 anëtarë! Tashmë, gjithë shqiptarët me haberin minimal presin dhe pyesin: A e ka të drejtë ligjore të marë vendime tashmë kjo gjykatë supreme?!

Në harkun e këtyre viteve të qevirsje- ç’qeverisje të Rilindjes, në emër të sundimit të ligjit, sundoi krimi, marrëzia, shthurja, kanabizimi; horizonalisht dhe vertikalisht.

Vëndi është përballuar me kriza të pa pritura, të pa molloisuar. Me monstruozite dhe perversitete të pa ndodhura, as edhe përgjatë shtet-formimit. Gjëmat dhe bëmat nuk kanë të numëruar, të kulmuar me shkatërrimin e institucioneve përgjatë legjislaturës të Qeveri-Timon-Tepsisë. Ka një tregues kokëfortë që nuk u mbush mëndjen vetëm kokëboshëve: Nga 2 detyra që kishte Shqipëria për t’i plotësuar në vitin 2013, për në B.E, Shqipërisë i janë shtuar edhe 13 detyra shtëpie, deri në 2020, duke shkuar në 15 detyra!

 “Doni më për Belulin”?!

Dhe pas këtij Dështimi total; “Rilndja” kërkon mandatin e 3-të për tu sjell mandatën e 4-të shqiptarëve.

Plagën mund ta mbyll shkaktari?!

Tradicionalisht,veqili i shtëpisë edhe i pa shkolluar, por jo pa mend, nëse do të riparonte shtëpinë e tij të rrezikur, do të gjente kohën, sidomos në stinën e pranverës dhe të verës, me synimin deri në vjeshtë të ishte përtërirë shtëpia. Së pari, do të vriste mëndjen; të siguronte ku të fusnin kokën familja, fëmijët e jo t’i nxirrte në qiell të hapur, në palcën e dimrit, t’i nxirte nga shtëpia, për të hapur rrugën e kabrioletave! Pas këtij mendim-studimi do të hynte me kazëm për ta vithisur. Ose do ta ristrukturote pjesë- pjesë, të siguronte jetën njerëzore!

Vlonjatët kujtojë vitin 1985, kur u shtri hekurudha deri aty. Në të hyrje të qytetit u shëmbën mjaftë shtëpi, për t’i hapur rrugën hekurudhës. Edhe në diktaturë shëmbja e shtëpive u bë në dijeninë e të zotëve të shtëpive. U rrëzuan në pranverë dhe brënda pak ditëve të gjithë banorët që ju shëmbën shtëpitë, u strehuan në apartamenet e ngritura nga shteti!

As kaq mend, nga kjo filozofi në shekuj, nuk kanë mësuar “Veqilët”- Veqelët e Shqipërisë! Këta e hodhën në shesh, në greminë shtetin, shqiptarët, në vënd të zbatonin këtë filozofi mbarënjerëzore… Duke realizuar vetingun, shkarkuar “mbetësit në klasë”, dhe paralet të përzgjidheshin “kaluesit e klasës” me kandidatë që do të zvëndësonin mbetësit! Kështu do të ruhej koorumi, funksionaliteti i institucioneve të drejtësisë.

Vendi ynë thotë me dhimbje e pikëllim, është gjendur përgjatë vitit 2020 përballë fatkeqsive të mëdha, armikut të pa dukshëm, por edhe me armikun e dukshëm- keqeverisjen!

Tërmeti i 26 Nëntorit dhe Pandemia mund të quhen armiq të pa dukshëm, po shkatërrimi i Drejtësisë, shthurja, degradimi, zbrazja e vendit janë “armik” i dukshëm që ja bën “muu”, e sheh gjithëkush, përveç verbërisë shkaktare!

 Armiqtë e pa dukshëm, qoftë dhe “pendemija” nga padija, apo dhe i qëllimshëm, më së shumti duket, e duhet të vënë para trekëmbëshit të drejtësisë shkatarët! Zullumet duhet t’i ndjekin zullumqarët edhe në botën e përtejme!

Veqili i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm mer masa, parashikon dhe paralandalon edhe Arimkun e pa dukshëm, ndërsa këta nuk dallojnë as armikun e dukshëm!

Të formohen, edukohen, qytetrohen brezat me funksinimin, shënjtërimin e ligjit, si gjithë Europa, ku kërkojmë të hyjmë edhe ne, si i thonë llafit me: “B….në diell e hundën në qiell”! Kjo nuk është pandemi e pa dukshme, por është e dukshme, e shkaktuar qëllimsht nga shkatarët që urrejnë Kombin!

Udhëheqës është ai që parashikon dhe parandalon, që sheh edhe prapa malit, jo ai që nuk sheh as te hunda e tij!

Gjyqsoret janë gjendur përballë shkatërrimit të tyre, duke shëmbur edhe ngrehinat më të larta që nga parlamenti, pa numrin e plotë të deputetëve të zgjedhur i thënçin nga Sovrani! Pa funksionimin e ligjit, dhe pa vendosjen përpara ligjit të atyre që shkatërruan këto Institucione, nuk mund të ngrihet shteti, të edukohet shoqëria.

Nga parlamenti dualën, dorëzuan mandatet e mara nga sovrani, 3 subjekte politike, opozita e bashkuar.

Aksioma e tyre politike u diskutua aso kohe gjerë e gjatë, në gjithë këto subjekte të akorduara, nuk mund të rrinin më në “stallën e krimit dhe të korrupsionit”.

Vendimarjen e mbajnë mend edhe njerëzit e thjeshtë, nuk u kundërshtua as nga ata që ishin brënda këtyre subjekteve, “lojtar të fushës: dhe as nga “lojtarët e stolit”, të cilët su kishin dëgjuar as emrin e jo më zerin. Nuk u dallua asnjë “deputet” rrebel për vendimarjen e tyre, daljen nga parlamenti! Ndonëse kjo betejë përfundoi me mungesën e pa parashikuar, ëndërruar me; “Mbetjen edhe të ndonjë “deputet” “i blerë siç i thonë- në pazarin e Roskovecit”, jashtë tufës së vet dhe do të bashkohej me tufën e zgjebosur, duke abuzuar dhe përbetuar se i ka zgjedhur Sovrani, “në emrin e tij ishte vendimarja”!

Ky abuzim-diletantizëm është sa përves aq dhe foshnjarak, sepse votuesi nuk i ka zgjedhur direkt, me lista të hapura! Sovrani ka votuar me lista të mbyllura, për subjektin!

Këta janë abuzues me vullnetin e sovranit. Dhe për këtë abuzim duhet të përballen në Gjykatën Kushtetuse, deri dhe në Strasburg!

A është i ligjshëm vendimmarja e tyre, duke mbajtur në këmbë Parlamentin e Krimit, kur Sovrani nuk i ka zgjedhur me lista të hapura?

A kanë të drejtë të hyjnë në “fushën e lojës, lojtarët e “stolit”, kur skuadra, madje 3 skuadra kanë braktisur lojën dhe kanë dalë nga fusha?

A mund të hyjnë në lojë lojtarët e stolit, pa bilbilin e kapidenti të skuadrës?

Këto janë rregullat elementare të lojës, që i njeh dhe i zbaton edhe një lojtar amator, i lagjes e jo më “Lojtarët e Kombëtares”?

A ju drejtuan këta sovranit, sipas tyre, që “përvëlohen” për të hyrë në “ndeshje”, për të qëndruar në parlamentin e pa ligjshëm, të pa zgjedhur nga zgjedhësit, pa marë pëlqimin e zgjedhësve, kur skuadra ka ndërprerë lojën?  

A ka padi Penale edhe për këta abuzues, që e kanë bërë Shqipërinë rrush e Kumbulla?

 A ka padi Penale në gjykatwn Kushtetuse për abuzuesit me votën e sovranit -deputet e “blere në pazarin e Milotit?

Shqiptarët shpresë vrarë, aq dhe shpresë plotë shohin kur: Gjykata Kushtetuese e Kosovës, rrëzoi për dy muaj qeverinë Hoti, Gjykata Kushtetuese Shqiptare, duhet të rrëzojë për dy ditë! Të ndëshkojë në përjetësi qeverinë e krimit, pushtetin e vjedhur të 30 Qershorit!

Aspak të mos u dridhet qerpiku, sepse verdiktin e ka dhënë Sovrani me votën referendare, duke “votuar” e mbushur kutitë e votimit nga; grabitqarët dhe zullumqarët, hileqarët dhe haleqarët rezultuan: As 15 % e votuesve, nuk e duan, nuk e votuan pushtetin e krimit! Përballë këtij rezultati- verdikti: Gjykata Kushtetuese ka vetëm detyrimin moral, qytetar dhe ligjor: “Të zbardh vendimin e arsyetuar nga Sovrani 8 me 2.

 Zgjedhjet e pa ligjshme!

Shqiptarët presin gjatë nëpër stacione, për të hypur në shina lokomotivën me vagonët e rrëzuar të Atdheut!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat