Adam Kizinger, me të drejtë kërkon largimin e Trump nga zyra Ovale

Opinione

Adam Kizinger, me të drejtë kërkon largimin e Trump nga zyra Ovale

Nga: Hafiz Shala Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:03
Hafiz Shala

Tani, Partia Republikane duhet ta pastrojë bërllogun e vet

Ajo që i ndodhi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk e mban mend historia e sajë 243 vjeçare.

Ky ishte një akt terrorist i brendshëm i dirigjuar nga armiku i popullit dhe demokracisë amerikane, fatkeqësisht nga Kryetari i saj, Donald J. Trump.

Thirrja e kongresmenit Kizinger, është e arsyeshme dhe e domosdoshme si obligim moral e patriotik të Partisë Republikane që të dal në mbrojtje të popullit, institucioneve demokratike dhe tempullit të përfaqësuesve të popullit, Capitoll Hill, duke i dalë zot Amerikës duke e mbrojtur me vepra e jo më fjalë e manipulime.

Ky Kongresmen, është pasqyrë e vërtetë dhe përfaqësues i denjë i Partisë Republikane konservative dhe vërtetë, ruajtës, mbrojtës dhe afirmues e vlerave të demokracisë dhe ruajtjes së integritetit politik, demokratik dhe respektit ndërkombëtar të cilin Amerika e ka ruajtur me vite dhë rolin e superfuqisë nga e cila, bota demokratike dhe shtetet në tranzicion, i kanë shpresat së, Amerika, si një superfuqi, ekonomike, ushtarake e demokratike, e cila, do t’u dal në ndihëm kur iu nevojitet.

Kongresmeni Adam Kizinger, Mitt Romney, e shumë të tjerë, iu bashkëngjitën kësaj iniciative për largimin e Trump nga zyra Ovall.

Ky akt, që përkrahet edhe nga Partia Demokratike, do të jetë një veprim i cili, do ta shkatërrojë kështjellën ndarëse e përçarëse të popullit nga ky president, e që jam shumë i bindur së, pas këtij akti, antikushtetues, antiligjor dhe antiamerikan, do të jetë një, nxitje për afrim në mes qytetarëve amerikan, pa marrë parasysh, kombin, gjininë, ngjyrën, prejardhjen dhe përkatësinë partiake.

Për fat, në ketë fatkeqësi e cila ka mundur të rezultojë më ma shumë viktima, për çka, më duar hapur e kanë pritur, Rusia, Kina, Irani, Siria, Iraku e shumë shtete brenda të cilave mbretëron sistemi diktatorial si ai i Bashar al Asadit i cili, nuk e dorëzojë pushtetin edhe pas humbjes se qindra mija qytetarëve të futur në luftë cibile dhe largime masive nëpër botë. Kjo, u ndihmua nga Vladimir Putin, president i Rusisë “demokratike” alias, cariste.

Nëse lexuesve të këtij portali ju kujtohet, në shkrimet e mia si opinionist, gjithnjë e kam cekur haptas dhe pa ekuivoke se, Presidenti Trump, nuk i përfaqëson vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë më Richard Grenell, sepse, janë po këta që koha shumë shpejt ua qiti në sipërfaqe fytyrën e tyre të vërtetë e cila, nuk i përkon këtij shteti demokratik e kësaj superfuqie, mbikëqyrëse e rendit shoqëror atje ku ato çrregullohen për t’u sjell rend, demokraci e drejtësi.

Pakurrizorët, karrieristët, shtete shkatërruesit e Republikës së Kosovës, të cilët tani po ballafaqohen më akuza të rënda kundër njerëzimit dhe vrasjeve ndaj shqiptarëve, bashkë me të tjerët të kalibrit të tillë që ende janë në funksione partiake e shtetërore, pa kurrfarë kriteri dhe analize, i përfaqësuan idetë e Trump e Grenell të cilët, parësore e kishin, karrierën e tyre politike, mashtrimin e popullit amerikan në kërkim të votës së pa merituar, duke iu shitur si “shpëtimtarë” të dy popujve më shekuj të armiqësuar, duke aluduar edhe për çmimin Nobel në dëm të Kosovës.

Tani, si të pastrohen ata të cilët në koordinim me Grenelin, e hodhën në pleh votën e lirë e demokratike të popullit të 6 tetorit 2019, duke e rrëzuar qeverinë dhe duke sjellë një tjetër, ilegjitime e cila u rrëzua nga Kushtetuesja.

Por, sipas një vlerësimi timin të cilin e postova në Facebook, atje, haptas mendova së, Partia Demokratike por, tani edhe ato simotra që ishin në koalicione vite më radhë, shpreha dyshimin se, a mos po vazhdohet politika e ish Jugosllavisë e cila, pas vdekjes së Titos, shpalosi sloganin: “ Pas Titos, Tito”. E ndoshta, po të përsëritet ky slogan edhe në Kosovë, “Pas Thaçit, Thaçi”.

Nuk do të bëja krahasime sikur kjo mos të ndodhë në praktikë ku, nga Haga, diktohet së si të veprohet që, më së miri u pa me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, duke e “arsyetuar vendimin për rrëzimin e qeverisë Hoti”, “dha udhëzime se Kurti dhe të dënuarit tjerë me kusht, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë, e përralla tjera, të cilat, asnjë jurist nuk është në gjendje të japë shpjegime meritore.

Tani, Amerika e përjetojë një shok antidemokratik dhe antinstitucional të cilës, iu zbeh respekti sepse, atë ua solli, armiku i brendshëm në postin e Presidentit, Donal J. Trump, i cili, jam shumë i bindur se pas 20 janarit, nëse jo më herët, do të përballet me drejtësinë e pamëshirshme amerikane, kur është në pyetje, ruajtja e sistemit demokratik dhe institucioneve demokratike shtetërore.

Kosova dhe populli i saj, më në fund e kanë kuptuar se duhet pasur kujdes se me kë duhet të bisedojnë dhe kuajt t’i besojnë.

Populli në rend të parë, institucionet shtetërore e demokratike, spektri politik, duhet të bëjnë analiza të thukëta të rrjedhave politike të brendshme e të jashtme, posaçërisht ndaj personave të deritanishëm në krye të institucioneve të cilët, askush nuk është i sigurt se në vazhdim, në çfarë “minave politike” do të hasin, pasi, ish i pari i vendit, krye në veti, ato i ka udhëheq në mënyrë konfidenciale dhe pa dijeninë e popullit dhe organeve kompetente demokratike, për të cilat, vetëm ai e di të vërtetën.

Por, e vërteta, të cilën nuk e dimë, mund të jetë shumë e hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat