Loja e Enver Hoxhajt

Opinione

Loja e Enver Hoxhajt

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 8 janar 2021 Në ora: 13:28
Enver Hoxhaj

As humoristët më të mirë nuk ua kalojnë për shaka, ata nuk ndalën, bëjnë shaka, hajgare, që i paguan populli. As biletat në Hollywood nuk kushtojnë më shtrenjtë se në teatrin e madh të politikës në Kosovë.

Ata, vazhdojnë të tallen me ne, ne, paguajmë shtrenjtë për ta, paguajmë që ata të lozin me jetën tonë, me përfundime shpesh herë që janë edhe tragjike në sensin e vdekjes, por fatale në atë të fatit.

Së fundit, kreu i PDK-së, tha se të gjithë kryetarët e degëve të PDK do të jenë kandidatë për deputetë, në anën tjetër tha se po ashtu të gjithë kryetarët aktual të komunave që i udhëheq PDK do të vazhdojnë kandidimin edhe për një mandat. Kjo hile e kreut të PDK nënkupton një truk me qytetarët e Kosovës.

Në njërën anë thotë se kryetarët e komunave që janë nga PDK do të jenë kandidatë për një mandate, dhe po të njëjtit, paraprakisht do të jenë kandidatë edhe për deputetë. Pra, PDK kryetarët aktual të komunave nga PDK i kandidon edhe për deputet, që ata të përdorin pushtetin nëpër komunat e tyre për të mbledhur vota për partinë, se po të njëjtit edhe nëse zgjidhen do kthehen prapë në komuna.

Interesi i qytetarëve këtu nuk përfillet fare : ata qytetarë të atyre komunave, që udhëheqin nga PDK, për 45 ditë do të mbesin pa kryetar të angazhuar për interesat e tyre, në fokusim për të mbledhur vota për partinë. Sepse kështu ka urdhëruar xhaxhi Enver, ndryshe nuk bëhet.

E ky Enveri që flet për interesat, fokusin tek qytetarët, ka vetëm një interes: të mbledh vota për vetëm, dhe partinë e tij, sa më shumë vota aq më i madh është pazari. Këta të gjitha gjërat i shohin si votë, si mjet për qëllimet e tyre, nuk kanë shpirt.

Brenda këtij vendimi të kreut të PDK, faktikisht u.d detyrës, ndez një garë brenda partisë të kryetarëve të komunave ku qeveriset nga PDK, e faktikisht ata kryetar janë edhe kryetar dege, një garë brenda tyre se kush po merr vota më shumë, se cili kryetar është më i zoti.

Sa më shumë i sjell vota në qendër je më i përkëdhelur, më i dashur, dhe shpërblimi nga partia nuk mungon. Mendësi e bajrakarzimit, feudalizmit të hershëm, ku ai mashkull që ishte më i dëgjuar për të madhin, ishte edhe më i favorizuar.

Nëse Enver Hoxhaj do e kishte interes qytetarin, jo partinë, në momentin që ka konfirmuar që kryetarët e komunave ku qeverisen nga PDK, s’do i bënte edhe kandidatë për deputetë, por do i linte të punonin për interesat, kërkesat e qytetarëve.

Asgjë për tu habitur, krejt jeta e tyre politike, në thelb e PDK ka qenë mashtrim, përdorim i njerëzve për rehatinë e të mëdhenjve, të cilët shfaqën si engjëj derisa të marrin votën, pastaj janë djalli vet.

Enver Hoxhaj, e kemi thënë edhe më parë, është ndër skenaristët kryesor të teatrit të turpit që luhet në skenën tonë politike tani e 20 vjet, here në rolin e personazhit kryesor, e herë në atë dytësor, megjithatë gjithnjë në skenë, për të sjellur fundin fatal për qytetarët.

Loja politike e PDK, bartëse e të cilës përkohësisht është Enver Hoxhaj, është e njohur, me të njëjtën metodë, më të njëjtin skenar, dhe me aktorët e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat