Partia e vogël Nisma rrezikon PDK-në nëse bën koalicion siç e pësoi AAK-ja e Ramush Haradinajt!

Opinione

Partia e vogël Nisma rrezikon PDK-në nëse bën koalicion siç e pësoi AAK-ja e Ramush Haradinajt!

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 8 janar 2021 Në ora: 18:58
Fatmir Limaj

“Partitë e vogla si NISMA, Partia Social Demokrate e të ikurve nga Vetëvendosja, Partia Fjala e Gëzim Kelmendit etj, janë të rrezikuara në mbijetesën e tyre nga një e kaluar e tyre e zymtë. Mundohen t’i lidhin koalicionet parazgjedhore me partitë e mëdha në mënyrë që ta ruajnë sadopak fuqinë politike me çdo kusht që të mbesin në pushtet!

Këto subjekte politike nga partia “Nisma“ ,”Partia Social Demokrate e te ikurve nga Vetëvendosja”, partia “ Fjala e Gëzim Kelmendit ” etj, nuk mund ta sigurojnë kalimin e pragut në këto zgjedhje,

Sondazhe të brendshme profesionale, edhe ato publike më së miri tregojnë rezultatin që do ta marrin në zgjedhje.

“Një pjesë e këtyre partive politike janë të vetëdijshme për rezultatin që do ta marrin në zgjedhje pasi ato veç dhanë prova edhe në zgjedhjet paraprake. Partia “Nisma” jo që nuk e përforcoi partinë e AAK-së së Ramush Haradinajt, por atë e cungoi edhe më shumë nga që mezi ruajti e bashkuar përqindjen e saj, nga e cila kjo parti po i ndien akoma pasojat.

PDK-ja ka krizën e brendshme, pasi lideri i saj zoti Veseli, por edhe lideri shpirtëror i kësaj partie zoti Hashim Thaçi, nuk janë të pranishëm në këtë proces zgjedhor për shkak të gjendjes së tyre në Hagë! Prandaj keto janë lojëra të rrezikshme nëse i bëjnë këto pazare pa një analizë dhe vizion paraprak.

Hezitimi për të kundërshtuar Nismën në PDK është i kuptueshëm, duke e parë të kaluarën e Fatmir Limajt me veprat korruptive! PDK-ja nuk e duan Limajn në parti duke bërë pazare politike për ta marrë pjesën e pushtetit të “pamerituar” në raport me fuqinë politike që arrijnë ta kenë. Kjo u dëshmua edhe ne zgjedhjet paraprake që me një qind mënyra e kaloi pragun, prandaj pozicioni i tyre momental politik i partisë “Nisma“ ,”Partia Social Demokrate e të ikurve nga Vetëvendosja”, partia “Fjala” etj, nuk mund ta sigurojnë kalimin e pragut. Votuesi dita-ditës është duke e pa realitetin e këtyre subjekteve politike me ambicie për pushtet dhe për përfitime ekonomike pa merita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat