Mashtruesit dhe gënjeshtarët e politikës po i pret ndëshkimi i popullit

Opinione

Mashtruesit dhe gënjeshtarët e politikës po i pret ndëshkimi i popullit

Nga: Ragip Guraziu Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:57
Ragip Guraziu

Për të gjithë të këqijat që po ja sjellin vendit këta pushtetar në ikje, mendoj se kësaj radhe do të arrij qytetari i Kosovës që në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ta zhvesh tërësisht këtë kastë politike dhe çarmatos nga arsenali i gënjeshtrave, mashtrimeve dhe zhvatjeve e manipulimeve tradicionale që i kanë përdorë në zgjedhjet e kaluara, madje edhe duke i veshur ato patriotizmin e rrejshëm që e patën bërë bixhoz politik.

Osmani kundërshton deklaratat e Lajçakut për njohjen e Kosovës

Qytetarët e Kosovës do i dënojnë me votën e tyre kësaj radhe gënjeshtarët politik dhe mashtruesit tradicional të kësaj klase politike Mendoj se kësaj radhe do të arrij qytetari I Kosovës që në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ta zhvesh tërësisht këtë kastë politike dhe çarmatos nga arsenali i gënjeshtrave, mashtrimeve dhe zhvatjeve e manipulimeve tradicionale që i kanë përdorë në zgjedhjet e kaluara, madje edhe duke i m’ veshur ato patriotizmin e rrejshëm që e patën bërë bixhoz politik. Sa do të arrij vota qytetare që ti ndëshkon këtë herë politikanë të paaftë dhe keqbërës e të tej inkriminuar që shtetin e Kosovës e kanë shndërruar në një objekt të lojës së zholit, pokerit dhe bixhozit për vota, karrierë dhe pasurim marramendës përmes vjedhjes e zhvatjes, mbetet të shohim në ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Një gjë tani më dihet faqe qartë, popull është i pa kënaqur deri më sot me këta njerëz në krye të shtetit dhe të partive politike sepse të gjithë flasin për përfshirje në lufta, politikë, vrasje, tradhti, dhe qytetarët nuk po dinë cilin vit do ta shënojnë në histori për të mirë a për të keq.

Turpi po i mbulon shkatërruesit dhe zhvatësit e shtetit të paprekshëm, kurse prokurorët e gjyqtarët po kënaqen me paga koti. Kjo sjellje e pa përgjegjshme e kësaj klase politike ka krijuar edhe një huti të madhe në opinion, se cila është prapaskena dhe qëllimi i shkarkimit të shefit të AKI-s. Kjo klasë politike e ka manipuluar edhe institucio9nin më të rëndësishëm që është truri i sigurisë së shtetit, AKI-në. Opinionit vetëm i është thënë se shkarkimi i Gashit bazohet në ligjin për AKI-në, sipas të cilit rregullohen aktivitetet, të cilat nuk i lejohen agjencisë. Mirëpo krerët e shëtit, sikur që po veprojnë të përçarë për interesat inatçore, kryeministri Hoti dhe u.d e Presidentit Vjosa Osmani, nuk u akorduan me shpejtësinë e duhur për emërimin e shefit të ri të AKI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat