Ju lumtë për punën patriotike që keni bërë për Kosovën

Opinione

Ju lumtë për punën patriotike që keni bërë për Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:06
Rexhep Torte

Puna e Juaj patriotike dhe fisnike që e keni bërë me  mbledhjen e dëshmive dhe fakteve të krimeve  të Serbisë në Kosovë, është e  një rëndësie të madhe për Kosovën  dhe mbarë kombëtare, dhe një grusht i fuqishëm ndaj propagandës gënjershtare ndërkombëtare që po bën Serbia duke mos i pranuar dhe duke i fshehur krimet e kryera në Kosovë.

Puna e Juaj patriotike dhe fisnike që keni bërë është shuplakë e fuqishme për LDK-në, PDK-në, AAK-në, Nisma dhe AKR-në, që në 21 vitet e kaluara nuk bënë asgjë për mbledhjen,demaskimin dhe dënimin e krimeve të Serbisë kriminale gjenocidale Kosovë.

Puna e Juaj patriotike dhe fisnike që keni bërë për mbledhjen e dëshmive dhe fakteve të krimeve të Serbisë Kosovë, dëshmon edhe njëherë se udhëheqësit e derisotëm në Kosovë në 21 vitet e kaluara janë angazhuar vetëm për ta kapur shtetin e pushtetin, për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe me korrupsion dhe  për tu bërë milionerë të pasluftës.

Dëshmon edhe njëherë se udhëheqësit e derisotëm në Kosovë shkelën mbi amanetin e dëshmorëve  të  luftës që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Dëshmon edhe njëherë se udhëheqësit e derisotëm në Kosovë shkelën mbi  mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë  nga ushtria, paramilitët dhe policët e Serbisë, e që janë transportuar  e varrosur  në varreza masive në Serbi për t’i kumbur gjurmët e krimit.

Dëshmon edhe njëherë se  udhëheqësit e derisotëm në Kosovë shkelën mbi nderin dhe dinjitetin e  mijëra e mijëra femrave shqiptare të dhunuara shtazërisht nga kriminelët serbë, duke mos këmbëngulur që kriminelët serbë të dalin  para drejtësisë.

Dëshmon edhe njëherë se udhëheqësit e derisotëm në Kosovë  nuk bënë asgjë për 1650 shqiptarët të të gjitha moshave e gjinive që Serbia i rrëmbeu nga shtqpitë shqiptare në kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Këshilla ime është  që këto dëshmi dhe fakte t’i ruani si sytë e ballit nga armiqqtë e brendshëm e të jashtëm të Kosovës, që edhe kur të përdoren ta ruani nga një kopje.

Puna e Juaj patriotike dhe fisnike  që e keni bërë dhe që po vazhdoni ta kryeni për grumbullimin e dëshmive dhe fakteve për krimet e Serbisë në Kosovë, nëpërmjet kasetave dhe CD-ve është një punë e shkëlqyer, që duhet finalizuar me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për gjetjen e fondeve dhe mundësive, që këto dëshmi e fakte  gradualisht të përkëthehen dhe tu dërgohën ambasadorëve në OKB, në BE dhe KE.

Ky do të ishte veprimi më i efektshëm dhe më tranparent i demaskimit të krimeve të Serbisë në Kosovë.

 

Ky do të ishte veprimi më i efektshëm që nuk mund ta kryejnë  qinda diplomatë  të Kosovës.

Po të arrijnë këto dëshmi dhe fakte  në dorën e ambasadorëve në OKB, BE dhe KE, askush më nuk do të ketë mundësi t’i fshehën krimet e masakrat që Serbia i kreu në Kosovë.

Dashtë Zoti që populli i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, votën t’ia  japë Lëvizjes Vetëvendosje, që Kosova më në fund të ketë një qeveri të pastër e të pakorruptuar që ta mbrojë Kosovën dhe popullin e Kosovës,ta forcojë shtetin,ta reformojë drejtësinë dhe ta luftojë pasurimin e paligjshëm dhe korrupsionin.

Menjëherë  pas themelimit të Qeverisë së Re të Kosovës do ta dërgoj për botim edhe tekstin rikujtues drejtuar Qeverisë së Re, lidhur me vënien në funksion të punës s’uaj patriotike dhe fisnike, duke kërkuar nga Qeveria e Re që të themelojë nje komision efektiv, të hartojë  një projekt për financimin,  përkthimin në gjuhë të huaja dhe  dërgimin gradualisht të këtyre dëshmive dhe fakteve për krimet e Serbisë në Kosovë  ambasadorëve në OKB, BE dhe KE, si edhe angazhimin e Qeverisë së Re të Kosovës për gjetjen e procedurës për ngritjen e aktpadive ndaj Serbië dhe kriminelëve serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në kosovë. Jam më se i bindur se kësaj nisme do t’i bashkangjiten edhe gazetarët e tjerë.

Puna  e Juaj  patriotike dhe fisnike i zbuloi fytyrat hipokrite e mashtruese të udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, të cilët me paturpësinë  dhe tradhëtimë e tyre në 21 vite e kaluara, sa për sy e faqe dhe vetëm për propagandë politike përkuleshin para varreve, monumenteve të dëshmorëve, apo para varrezave të viktimave të luftës në Kosovë, ndërsa nuk  bënë asgje për mbledhjen e dëshmive dhe fakteve dhe për nxherrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë.

As Hashim Thaçi me PDK-në, as Isa Mustafa me LDK-në, as Ranush Haradinaj me AAK-n, as Fatmit Limaj me Nisma dhe as Behgjet Pacolli me AKR-në  nuk bënë asgjë për demaskimin dhe dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Në WEB faqen e “Bata Sot” të datës  21 janar 2021 patëm rastin të lexojmë tekstin me mtitull, “Ky shqiptar  mund ta shëmb Sebinë  me dëshmitë që i posedon me fakte’”.

Esat Shala në këtë tekst trishtues rrëfen  ngjarjen tronditëse kur kriminelët Serbë vranë dhe në Reçak në një dhomë shtëpie 51 shqiptrë, mes tyre ehe 23 fëmijë.

“Në këtë masakër u vranë edhe 23 fëmijë të moshës prej 6 muajve  gjer të vajzës sime 14 vjeçe. Në këtë dhomë janë masakruar familja Muçolli, familja Elshani, familja Ceraku dhe familja Hoxha. Në këtë masakër  unë i kam 14 anëtarë, dy prindërit, 4 motra, bashkëshorten me katër fëmijë,  dhe bashkëshortja e vëllaut me dy fëmijë”, thotë Fadil Muçolli.

Esat Shala, një i ri nga Kosova , i cili vijon mbledhjen e dëshmive, kasetave e provave  të tjera  për të dokumentuar  për herë të dytë  përpara ndërkombëtarëve krimet makabëre  të serbëve,   foli për emisionin “Ballkan” në “ABC”.

“Une dhe profesori im Nysret Pllana, që më ka mbështetur  kemi afër 1800-2000 kaseta  të  ndryshme të  të mëdha e të vogla, si edhe CD-ja. Kam filluar të mbledh  dëshmi e prova të krimeve serbë në Kosovë para 10 viteve.

Profesori Nysret Pllana  ka qenë edhe ushtar i UÇK-së dhe ka transmetuar lajme  gjatë luftës, ndësa  ka filluar me mbledhjen e dëshmive të krimeve serbë para viteve të 90-ta.

Kemi inçizuar e mbledhur  inçizimet kudo nëpër Kosovë, në fshatra e qytete. Kemi inçizime  për çdo masakër  në Kosovë. Këto dëshmi e faktë nuk duhet të mbahen fshehur. Shteti nuk ka bërë asgjë”, thotë Esat Shala.

Naze Shala, nëna e Esat Shalës, thotë se, “Motra e Esat Shalës ka qenë  ushtare  UÇK-së dhe  sëbashku me të fejuarin e saj  ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës dhe me këtë mburrem.

Por, me vjen keq se si sot në liri dhe pavarësi vritet njeriu, e mbysin sot, e mbysin nesër,  dhe nuk e dij për ç’farë. A për këtë ka luftuar vajza ime për vendin e vet”, thotë Naze Shala. 

Për mua si gazetar me përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, Esat Shala,  Fadil Muçolli dhe Nysret Pllana do të mbeten  tërë jetën të respektuar dhe nderuar për punën që e kanë bërë në mbledhjen e dëshmive dhe fakteve të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ndërsa  zonja  Naze Shala do të mbetet e respektuar dhe e nderuar tërë jetën  për edukatën atdhetare që ua ka dhënë fëmijëve të saj, dhe për mesazhin e fuqishëm që u jep pushtetarëve të Kosovës lidhur me vllavrasjet.

Unë me intuitën e gazetarit lidhur me domosdoshmërinë e mbledhjes së dëshmive dhe të fakteve të krimeve të Serbisë në Kosovë dhe të demaskimit të Serbisë nëpërmjet këtyre krimeve, i  kam  shkruar letër publike Hashim Thaçit, i kam shkruar  katër herë letër publike Behgjet Pacollit  kur ishte  ministër i Jashtëm i Kosovës.

 Tashmë 21 vite në shkrimet e mia të botuara kam theksuar dhe rekomanduar nevojën dhe domosdoshmërinë  e mbledhjes së dëshmive dhe fakteve për krimet e Serbisë në Kosovë, përkthimin në gjuhë të huaja dhe dërgimin e tyre  ambasadorëve në OKB, BE dhe KE, por për fat kam hasur në vesh të shurdhër.

Kam besim të plotë se krijimi i Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit  2021, do ta merr me seriozitetin më të madh operacionalizimin e dëshmive dhe fakteve të krimeve të Serbisë në Kosovë, mbi bazën e punës që kanë bërë Esat Shala, Fadil Muçolli dhe Nysret Pllana, për ta tmerruar dhe ngjitur për muri Serbinë agresore gjenocidale dhe vrasëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat