Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin Kurtit

Opinione

Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin Kurtit

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 22 janar 2021 Në ora: 12:27
Albin Kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja (VV)   ka dënuar  me kusht, me gjithsej pesë vjet burgim 4 deputetët e VV-së, ndër të cilët  Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, duke i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës dy vjet më parë  pse ata kërkonin pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Dhe tani pyes se cili shqiptar nuk është kundër këtyre dy marrëveshjeve!?

Çfarë absurditeti a thua se këta janë dënuar nga një Gjykate e Malit të Zi apo  të Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës.

Ndërsa sot në prag të zgjedhjeve parlamentare shiko se ku arrin amoraliteti hipokrit, juridik dhe politik  dhe vendimi i  shpallur nga komisioni zgjedhor  i cili ua ndalon ndër të tjerëve edhe  deputetëve të VV që të mos kandidojnë.

Them amoralitet hipokrit, juridik e politik sepse  para një viti nuk e mori këtë vendim Komisioni Zgjedhor në Kosovë, pse pra jo me 6 Tetor 2019, por pikërisht tani.

Kjo është një hipokrizi dhe një amoralitet politik e juridik, pra është një komplot antiKurti veçanërisht, me qëllim që të mos lejojë kandidimin e Albin Kurtit për deputet, në vazhdën e atij grushti parlamentar që e rrëzoi qeverinë Kurti në Mars të vitit 2020.

Ky i tanishmi  është një komplot juridiko-politik, i cili shpreson se duke mos e lejuar Kurtin që të kandidojë, komplotistët mendojnë se LVV do të dobësohet dhe nuk do të mund të marrë shumë deputete gjë e cila do të pamundësonte formimin e qeverisë nga vetëm LVV-ja, si dhe komplotistëve dhe zgjatimeve të tyre besnike do t’u jipej mundësia që ta bëjnë ata qeverinë dhe jo Kurti me Osmanin.

KQZ-ja mundohet që me hipokrizi të justifikohet me ligjin , por kombëtarisht dhe moralisht ajo është kundër interesave kombëtare dhe të Republikës së Kosovës.

Ajo është  tentativë dhe synim që të mos u lejohet që të kandidojnë për deputet ish deputetet të cilët mbrojtën burrërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht integritetin territorial të Kosovës  si dhe ata që kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, pra që të moskandidojnë ata të cilët mbrojtën Kosovën.

Dhe një pyetje kam për Gjykatën, për KQZ-në dhe për ata të cilët janë gëzuar shumë pse nuk do të kandidojë Kurti: A nuk ishin votimet e 6 Tetorit 2019  ato të cilat e ndëshkuan politikën e vjetër e që i votuan arsyet dhe kauzat e Vetëvendosjes:  reciprocitetin, luftën kundër krimit e korrupsionit,  ligjin dhe  shtetin ligjor e demokratik, si dhe a nuk ishin ato zgjedhje edhe si ndëshkim i marrëveshjeve të rënda me pasoja tejet të dëmshme për Kosovën si Demarkacioni dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe.

Si do të dalin para opinionit publik gjithë shqiptar kjo aventurë politike e juridike duke mos lejuar që të kandidojnë ata të cilët janë mbrojtësit më të zëshëm e të vendosur të kufijve të Kosovës, pacënueshmërinë territoriale dhe të interesave  kombëtare të shtetit dhe të Republikës së Kosovës. ( Kaq për sot…)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat