Fjalë e ëmbël shprese– Vetëvendosje!

Opinione

Fjalë e ëmbël shprese– Vetëvendosje!

Nga: Fatmir Alijaj Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:32
Fatmir Alijaj

Riprodhimin e këtij i një shënimi meditativ të bashkëpunëtorit tonë, Bajram Sefaj, e imponoi çasti aktual i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

(VV nuk do të thotë, asgjë më shumë së Vendos Vetë!)

------------------------

Shqiptar, mos rri, po duku,shqiptar!

Mjaftë punove për të tjerë,

Kujto vendin, o fatkeq,

tek e lerë dhe tek heq!

( A. Z. Qajupi)

-------------------

Ç’prej se, për herë të parë, u ndesha me fjalën V e t ë v e n d o s j e, aq shumë me entuziazmoj, me emociono e frymëzoj, sa që përnjëherë, u bëra simpatizues, (fan, sikurse thuhet sot) i saj!

Gjithmonë e përherë me ka pëlqyer, me ka kënaqur, dhe, disi vetvetiu, me ka mbushur shpresë plot. Në fillim, sikur nuk e njihja. Sikur nuk e kisha dëgjuar, kurrë më parë, në jetën time!

Hezitoja, nuk e shqiptoja fare, nga se me brente ndërgjegjja, mos e kisha lexuar gabim, mos fjalën V e t ë v e n d o s j e, e përziej dhe e ngatërroj me fjalën, si e pistë, të ishte: vetëqeverisje!

Digresion: pa e kërkuar askush prej meje, një gjë të tillë, ja se me jepet rasti të mirë, të rrëfehem para altarit të shenjtë publik që, kurrë, ama bash, asnjëherë në jetë, fjalët bashkim-vëllaznim e vetëqeverisje, nuk i shqiptova, as nuk i shënova në letër, përgjatë karrierës sime të bujshme si gazetar shumëvjeçar.

Kurrë!

Kurrë e përjetë!

Ama, hiç bre!

Asnjëherë!

Nuk e bëra këtë (“krim”!), as atëherë kur me shtrënguan, as atëherë kur me kërcënuan e me kanosen, ta bëja këtë. Nuk i shqiptova (fola) në mikrofon, as nuk e shënova (në letër), në shtypin e shkruar, nga se, kurrë e përjetë, me bindje të pa lëkundur, për asnjë çast, asnjëherë, nuk besova në sinqeritetin dhe vërtetësinë tyre!.

Le t’i flasin, le t’i shkruajnë, le t’i shqiptojnë, e le t’i hanë e lë të bëjnë ç’të duan me to, ata që i shpikën (lexo: shpifen!) ata që, kurrë pa ia nda, i përdornin me shije dhe me apetit, i shqiptonin!

Thefshin qafën e u përqafshin me dreqër të mallkuar, me gjithë fjalët e tyre e mos u kthefshin më!

*

Pa u ndalur e menduar shumë, pa reflektuar sa duhet, mbi domethënien e fjalës Vetëvendosje, sikurse thashë më lartë, kisha përshtypjen se, nuk e di pse, këtë fjalë do të ngatërroja me fjalën vetëqeverisje!

Kjo dilemë e mëdyshje. vinte si pasojë e asaj se ishim ngopur e stërngopur, me përdorimin gjithë ditën e lume, të fjalëve bashkim-vllaznim, (ose anasjelltas, vllaznim-bashkim), vetëqeverisje e të tilla trille. Këto fjalë përdoreshin aq shumë e aq shpesh, sa ta çanin trapin, sikurse thonë në Shqipërinë tonë të dashur. Nga përsëritja, me dhjetëra herë në ditë, mos më shumë, mos më shpesh, sidomos në mjetet e informimit publik gjithandej, në tërë shtypin e ditës (dhe të natës), të shkruar dhe atë elektronik, radio-televiziv, atëbotë, por edhe në retorikën e përditshme të “faktorëve” politikë. Barinjve të pjellës se ligë të tyre, bashkim-vllaznim, pa vëllaznim! Fjalët bashkim-vllaznim, vetëqeverisje, ndërkohë, u zvetënuan aq shumë, u qelben e u leckosen, u bën zhele-zhele, gati të hynin në fondin (hambarin) e ashtu të quajturave fjalë të zbrazura kuptimi!

Kur një ditë, krejt papritmas, si prej qiellit, (jo të kthjelltë, sikurse thuhet zakonisht, në të këtilla raste), por, prej një qielli të surmë, me plot arna e shtëllunga mjegullash, të zeza futë, si një dritë në fund të një tuneli të gjatë e të errtë e të shpresë fare, lindi (shkëlqeu) fjala plot dritë e shkëlqim: V e t ë v e n d o s j e!

Me mirëseardhje e prita këtë fjalë: Vetëvendosje që, prirë nga intuita gjeniale, e kishin zgjedhur prijatarët ideorë të saj, për ta vë në krye të lëvizjes që, si flamur kushtrimi do t’i çojë përpara, deri në FITORE!

Sado që në fillim, në hapat e parë të saj, kjo lëvizje e re, u manifestua e brishtë, si filiz i porsa lindur.

Pa përkrahje të duhur nga ana e masave të gjera popullore. Vazhdimisht duke pasur mbi krye gjarpinjtë katilë, analfabetë të pa mëshirë që, përmes shantazheve, dredhive e manipulimeve dinake dhe djallëzore, që vetëm ata i dinë, t’i prodhojnë e t’i perfeksionojnë duke i përdorur përditë e më shumë, provuan t’ia shtypnin kokën kësaj bime të re, të brishtë që, megjithatë, si selvi do të rritet, do të lëshojë shtat e, do të ngrihet deri në qiellin e pashpresë, të Kosovës së pashprese. Drejt Qiellit e Diellit Si shpresë e dritë mbi horizontin e saj përshkëllirë!

Të mos zgjatëm, fjalën Vetëvendosje e desha gjithmonë. Për kuptimin madhështor që ka. Njëmend, sado që e vonuar me shekuj, ishte koha e fundit, të vijë dita kur, populli i shumëvuajtur shqiptar i Kosovës (shqiptarët përgjithësisht), të VetëVendos, njëherë e përgjithmonë. Të vetëvendos vetën e vetë, për të ardhmen e vetë. Boll më, tepër madje, fati ynë, në duart e tjetërkujt, në duart e një tjetri. Kushdo e ngado qoftë ai. Ta kenë të qartë, njëherë e përgjithmonë, se çfarë do të thotë fjalëformimi (kompozita) VetëVendosje, në gjuhën shqipe. Për të qenë akoma më e qartë, e sjell atë në origjinal Cамоопредељење, në alfabetin cirilik, madje!

Koha e Vetëvendosjes, sado që vonoi, megjithatë erdhi. Erdhi më gjashtë (6) të muajt historik Tetor 2019. Fitorja e Madhe e Vetëvendosjes, e kësaj Force të re, jo vetëm politike, kësaj frymëmarrje të re, si ilaç, për mushkëritë e drobitura të njeriut tanë, erdhi vetëm pak ditë pasi unë, aderova, në radhët e saj. “Erdha unë e, çdo gjë u krye”!, them unë, me qesëndi kur qeshurinë e mbuloj me kallëzimin e anekdotës së Lepurit që, sa herë dehet, e banë kërdinë!

Njëmend, ashtu është: kontributi im, ndihmesa e një të moshuari, kushdo qoftë ai, çfarë mund të jetë?

Kurrfarë!

Pos shprehjes së admirimit, dashamirësisë dhe të gëzimit për çdo aksion a ndërmarrjeje të kësaj force të re politike, ashtu siç i gëzohet prindi, çdo hapi të ri që ndërron evlati i tij!

VetëVendosjes, ia fala ditët e fundit të jetës!

S’jam pishman, përkundrazi, krenohem!

E bëra këtë pastër, pa asnjë aspiratë e lakmi plaku, pos kërkesës që VetëVendosja, të me dhuroi sa më shumë çaste lumturie.Në jetën time në ikje!

---------------------

Legjenda:

Mirë se vjen, o trim, kombi të pret me padurim!

Ec ballëhapet, të priftë e mbara, qentë lehin, karvani

qanë përpara...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat