Nuk ka dyshimë se mjetet të ashtuquajtura te infmomimit në Kosovë mbajnë përgjegjësi morale ligjore dhe kombëtare për gjendjen kaotike në shoqëri. Këto mjete të "informimit" të cilat u themeluan pas qlirimit të Kosovës, më shumë për interesa biznisore dhe financiare nga oligartet e partive politike dhe njerëzve të fuqishëm në kapjen e bizniseve të aseteve ekonomike të pasurisë së Kosovës, vazhdimishtë përmesë politikës redaktuese dhe jo profesionale po i shkakëtojnë dëme të pa riparueshëm Shtetit të Kosovës.
Mjerishtë numëri më i madhë i këtyre mediumeve e sidomos atyre elektronike të cilat përmesë përkrahjes materialofinanciare dhe mafisë biznisore arritën të licensohen pa ndonjë analizë të mirfilltë për kapacitetin e burimeve njerëzore të përvojës dhe profesionalizmit të gazetareve të cilët do të duhej të përzgjedhëshin duke u bazuar në vlerat, morale njerzore në shkallën e shkollimit dhe profesionalizmit duke vlersuar patjetër të kaluarën e biografisë së tyre.
Shtetet me sisteme të ndryshme politike prioritet të veqantë gjithëmonë e kanë ndërtimin e mirëfilltë të sistemit informativ, shoqërorë dhe demokratik në mjetet e informimit në shërbimë të nevojave të qytetareve.
Në Kosovë që nga pas lufta lindën me qinda {portale}, revista, radio e televizione private pa kurfarë kriteresh të cilat tani më politikën e tyre editoriale po e helmojnë opinionin duke nxitur përqarje dhe debate të cilat nuk i shërbejnë askujt përpos që po krijojnë kaos dhe po e iritojnë popullin në përgjithësi.
Eshtë i dhimbshëm niveli profesional në mjetet tona të informimit, që nga drejtori, kryeredaktori e deri tek gazetari apo moderatori i cili udhëheq debate apo tema politike të cilat janë bërë rutinë në mediumet e Kosovë.
Kjo mënyrë e politikës redaktuese në mejetet e informimit nuk qon askund përveq që po krijon situata të pa nevojshme konfliktuoze duke e polarizue jo vetëm skenën politike por edhe opinionin në përgjithësi.
Pothuajse se në të gjitha televizionet që veprojnë në Kosovë që nga radio televizioni i Kosovës i cili financohet nga buxheti i Shtetit, dhe i cili duhet të ishte medium i pavarur i të gjithë qytetareve por mjerishtë është shembulli më i keq i kapur nga politika e një partie e cila këtë televizion e ka shëndërrue në servisë privatë.
Po thuajse në të njëjtën rrugë po defilojmë edhe televizionet tjera private të cilat punëojnë në Kosovë e të cilat janë themelue nga individët të cilët ishinë pjesë militante të partive politike dhe të lidhur me mafinë biznisore.
Këto mediume muaj dhe vite me radhë përmesë të ashtuquajtur "analistë"- opinionist të cilët për opinionin e gjërë janë krejtësishtë të pa njohurë tani janë shëndrrue në profilë të politikajve dhe vizionarve duke i komentuar dhe mbrojtur interesat dhe misionin e atyre grupeve politike të cilat janë kompatibile me interesin e pronareve të këtyre televizioneve.
Menyra e kulturës së komunikimit tregonë nivelin e mjerueshëm të dijes dhe profesionalizmit të kësaj kategorie të cilët janë bërë të pa durueshëm për shikuesit.
Po të ishin instuticionet përkatëse të përgjegjëshme të cilat mirën me problematikën e informimit në Kosovë,
qysh moti është dashur të denëncohet apo pezullohet puna e disa mjeteve të informimit të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin dhe etikën e sjelljës.
Për këtë gjendje të krijuar fajtorë dhe përgjegjës janë edhe komisioni apo asociacioni i mediave të shkruara dhe atyre elektronike në Kosovë.
Nuk di ndonjë rastë që ndonjë medium informativ individ apo pronari është denue - snksionue për shkeljen e ligjit dhe rregullave në mediumet tona.
Nëse njeriu normalë ka durimë të mjaftueshëm ti shikojë dhe analizojë debatet politike dhe mënyrën e udhëheqjës {gazetareve-moderatoreve} mundë ti sheh dy të vërteta të kundërta njëra me tjetrën.
E verteta e parë është se qytetarët e Kosovës po kërkojnë ndryshime, përmesë votës së lirë për ta ndryshuar gjendjën.
Ndërsa opinionistët {matrapaz} me qdo kusht po mundohen ta mbrojnë gjendjën e mëparshme, e cila e ka katandisur Shoqërinë Kosovare.
Mjetet e informimit janë mekanizma të fuqishme të zhvillimit të demokracisë dhe proceseve politike dhe shoqërore të një vendi ato duhet të jenë në shërbimë të qytetareve të cilët kërkesat, nevojat, hallet dhe problemet e tyre duhet të trajtohen dhe afirmohen mu përmesë mediumeve të lira, të pa anëshme profesionale dhe të përgjegjëshme ndaj qytetareve dhe ligjit.
Mjerisht Kosova qëndron largë këtijë realiteti.