Dëshpërimi i diasporës!

Opinione

Dëshpërimi i diasporës!

Nga: Dibran Demaku Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 00:38
Dibran Demaku

Kur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit që iku për shkaqe që dihen shqiptarët e të dy anëve të kufirit morën arratinë. Shqiptarët e Kosovës iknin nga zullumi i shtetit serb,ndërkaq ata të Shqipërisë iknin nga të vetët. Kështu ne shqiptarët njiheshim në mes vete në ikje dhe nëpër shtëpi grumbulluese nëpër shtete të ndryshme të perëndimit. Dhe që të dy palët e akuzonim njëra-tjetrën për ikje nga atdheu deri në masën e refuzimit. Dhe refuzimi vinte kur vëllezërit tanë të gjakut nga Shqipëria na thonin ne shqiptarëve të Kosovës kur sipas tyre Serbia na i kishte dhënë të gjitha të mirat?! (Na thonin se Serbia na kishte dhuruar makina për të lëvizur e traktorë për të punuar tokën?! Dhe përveç kësaj Serbia i kishte hequr vizat me shumë vende të botës dhe ne shqiptarët e Kosovës në vend që ta falenderonim e luftonim Serbinë që na e paska pasë bërë jetën vetëm qumësht e mjaltë?! Se nga i kishin mësuar gjithë ato trillime ne shqiptarët e Kosovës nuk e dinim, por e dinim dhe e kuptonim se kjo ngjante meqë nuk ishim takuar dhe as njohur gjatë).

Ndërkaq ne shqiptarët e Kosovës i akuzonim ata të Shqipërisë se duke lënë atdheun i njollosnin idealet e partisë dhe të shtetit dhe kështu bënin tradhëti kombëtare?! (Ne për shumë vite ishim mësuar të dëgjonim në radio dhe televizion propaganden shtetërore se si Shqipëria kishte arritur përparime kolosale në të gjitha fushat e jetës?!

Përveç kësaj kështu na thonin edhe ata që në një mënyrë apo një tjetër kishin arritur që ta vizitonin Shqipërinë e kohës së partisë që ishte shndërruar në „parajsë të jetës së gjallë?!)

Dhe kur ne u thonim kështu atyre të Shqipërisë, ata reaginin ashpër dhe ne emocione duke thënë se ai vend, pra Shqipëria nuk do të bëhej kurrë!

Tash kur edhe ne shqiptarët e Kosovës e kemi shtetin tonë, shpeshherë themi me zë të ulët se Kosova nuk do të bëhet shtet kurrë! Dhe kjo ndodhë për shkak të veprimeve të mbrapshta të qeverirarëve tanë!...

Qeveria në deryrë paska nxjerrë një nen(neni 3 siç e quajkan ata që diaspora e „zbritur“ në Kosovë, pothuajse nga i gjithë globi, nuk po mundka të marrë pjesë në votimet e së dieles?! Nëse ndodhë kështu, atëherë qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë larg atdheut të tyre mund të dëshpërohen deri në masën e refuzimit?!

Dhe në dëshpërim e sipër të shprehen si shqiptarët e Shqipërisë dikur:se vendi i tyre nuk do të bëhet kurrë?!

Nëse ndodhë kjo, atëherë mund të thuhet lirisht se qeveritarët e Kosovës e duan diasporën vetëm për para dhe për asgjë tjetër?!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat