RTK i bën “rrush e kumbulla” paratë e popullit

Opinione

RTK i bën “rrush e kumbulla” paratë e popullit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 shkurt 2021 Në ora: 08:38
RTK

Radio Televizioni i Kosovës vazhdon të jetë nën diktatin e PDK-së, sidomos që nga ardhja e Mentor Shalës si drejtor i RTK-së.

Që nga ardhja e Mentor Shalës në krye të RTK-së, në janar të 2013, pozitat drejtuese në këtë medium publik kontrollohen nga njerëz të afërt ose familjarë të PDK-së.

Mentor Shala në kohën kur ishte redaktor përgjegjës në RTK dhe kryetar i AGPK-së, bashkë me Mufail Limanin ishin bashkëthemelues dhe anëtarë të OJQ-ve “Integrimet Plus” dhe “Initiative for Pragmatic Action”.

Përmes këtyre OJQ-ve, ata patën marrë fonde nga Qeveria e Kosovës, veprim ky që shkelë legjislacionin kundër korrupsionit në Kosovë dhe shkakton konflikt të interesit. Të kujtojmë se vetëm disa javë pasi që Mentor Shala është zgjedhur drejtor i RTK-së, është punësuar Mustafë Mustafa, një njeri i afërt me PDK-në, në pozitën e udhëheqësit të Shërbimeve të Përbashkëta në RTK.

Kjo pozitë i mundëson Mustafës kontroll mbi administratën dhe financat në RTK. Mustafa, është vëllai i Remzi Mustafës, uzurpatorit të një lokalit të Odës Ekonomike të Kosovës i njohur zi “Zanzi Bar”, lokal i ndejave të natës prej nga në vitin 2009, PDK kumtoi prishjen e koalicionit me LDK-në.

Mustafë Mustafa është vëllai i Agron Mustafës, i cili qe emëruar pa konkurs si Aeroportit të Prishtinës dhe anëtar i PDK-së. Pozita e rëndësishme që mban Mustafa në RTK i ka mundësuar atij që të ketë ndikim edhe në punësimin e familjarëve të tij.

Remzi Mustafa, vëllai i Mustafë Mustafës është i punësuar si shofer në Radio Kosovë, përderisa daja i tyre, Mahmut Rexhepi, punon si zyrtar për marketing si dhe është anëtar i Sindikatës së RTK-së. Ndikim në punësime në RTK, që nga ardhja e Mentor Shalës në krye të RTK-së, kanë shfaqur edhe familja Hashim Thaçit si dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt që janë në kryeministri.

Në RTK janë punësuar kunata (motra e gruas) e kryeministrit Thaçi, Nerxhivane Gërxhaliu si dhe kunata (motra e gruas) e Gani Thaçit (vëllai i Hashim Thaçit), Kaltrina Gashi. Gjithashtu ky televizion së fundi i dha kontratë 80 mijë euro Fisnik Ademit, anëtar i PDK-së, që vazhdon të bëjë propagandë përmes rrjeteve sociale për të votuar PDK.

Me pak fjalë, RTK ka rënë aq poshtë sa shikueshmëri e saj krahasohet me televizione lokale, pasi shkalla e besimit në këtë institucion televiziv ka ra si mos më keq.

RTK me mbi 784 punëtorë, nuk arrin të krijojë një program cilësor, edhe pse ka buxhet mbi 2 milionë euro. Mbushja e RTK me militant të PDK e ka shndërruar televizionin publik në qarqe të klanit “Pronto”. RTK duhet të çlirohet nga ndikimi i politikës, ndryshe do të vazhdojë të mbetet një televizion pa vilës, dhe rënie të vazhdueshme të besimit.

Qeveria e ardhshme, me shpresë që s’do të jetë nga PDK, duhet të intervenojë në RTK për ta ç’kap këtë institucion televiziv nga ndikimi i politikës, për ta kthyer në shërbim të qytetarëve dhe fjalës së lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat