Humbja me turp e Edi Ramës dhe fitorja e Shqipërisë më 25 Prill!

Opinione

Humbja me turp e Edi Ramës dhe fitorja e Shqipërisë më 25 Prill!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Qamil Gjyrezi

25 Prilli është një datë shumë e rendësishme për të gjithë Shqiptarët. 25 Prilli do të shënojë edhe humbjen, që do të thotë fundin e një sekti, që gadi i coi shqiptarët drejt humnerës

Humbja e Edi Ramës, do të jetë me turp mbasi e coi vendin e tij drejt një katastrofe në të gjitha fushat! Edi Rama nuk e njeh fjalën turp. Rama e ka fshirë nga memorja  këtë fjalë që shqiptarët e kanë përcmuar termin turp.

Shqiptari ka qenë i varfër, i nëpërkëmbur, por kurrë i turpëruar moralisht dhe shpirtërisht! Një fjalë popullore thotë: “I mbeti turpi në derë”. Edi Ramës ka shkuar turpi deri tek dera e kryeministrisë dhe tek këpurdha e tij artistike!

8vitet e qeverisjes së mbrapshtë e mbërthyen, “e gozhduan”, e vunë Edi Ramën, në shtyllën e turpit. Por duke qenë një person që nuk e ndjen turpin, kërkon mandatin e tretë për ti provokuar, mashtruar dhe keqevrisur të gjithë!

Humbja me turp e Edi Ramës do të thotë, fitorja e ekonomisë, arësimit, bujqësisë, turizmit, shëndetësisë, diplomacisë, ceshtjes kombëtare, rinisë pensionistëve, studentëve dhe familjeve të reja në Shqipëri!

Humbja me turp e Ramës është edhe fundi i narkotrafikut, koncensioneve klienteliste, mafies vëndase dhe Ndraghetës dhe e të gjithë atyre që e mbështettën në këtë 8 vjecar të Rilindjes, i mbrapshtë për të gjithë!

Humbja me turp e Edi Ramës do të jetë edhe fitorja e një kryeminstri të përgjegjshëm si Lulzim Basha, që respekton dhe mendon për njerëzit dhe Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat