Rruga Grupçin - Zhelinë problem serioz!

Opinione

Rruga Grupçin - Zhelinë problem serioz!

Nga: Mehdi Memeti Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:52
Mehdi Memeti

Rruga Grupçin-Zhelinë problem i madh për t’u frekuentuar për çdo ditë! Banorët dhe të punësuarit е kësaj treve, sidomos punonjësit arsimorë janë mjaft të revoltuar, rrugë e cila është bërë pothuajse e pakalueshme. Shkatërrojnë vetuarat e tyre për çdo ditë, pavarësisht asaj se njëherit janë edhe taksapagues të këtij shteti.

Mendojmë se Komuna e Zhelinës duhet ta përshpejtojë punën rreth rregullimit të kësaj rruge, për arsye se mbi 3 muaj, vërtetë, banorët e kësaj ane së bashku me të punësuarit, respektivisht punonjësit arsimorë kanë probleme.

Përveç kësaj puntorëve arsimorë nuk u paguhet rruga që nga viti 2008 e këtej, duke u veçuar nga komunat tjera, përskaj asaj që merren mjete rruge përmes bllok dotacioneve komunale, e kjo paraqet një problem në vete dhe mjaft serioz. Tani u shtohet edhe një problem tjetër shtesë, që në çdo të dytën ditë, të shkojnë te mekaniku, për rregullimin e veturave të tyre. Por jo vetëm, nga ana tjetër pengohet dhe çrregullohet edhe procesi edukativo-arsimor!

Nuk ka nevojë të kërkohet fajtori, por zgjidhja e problemit rrugor, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nuk ka nevoj të diskutohet se si të zgjidhet problemi, por të shkohet drejt një aksioni të përshpejtuar në kuadër të regjionit të Pollogut dhe të bëhet zgjidhja. Sepse, Komuna si vetëqeverisje lokale, njëherit është edhe pjesë e koalicionit qeverisës, në qeverisjen qëndrore, sigurisht se duhet të ndërmarrë hapa konkretë, të intervenojë edhe ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” po ta lyp nevoja, edhe atë urgjentisht.

Ndërmarrja publike Komunale me atë Qendrore qeveritare menjherë duhet ta bëjë zgjidhjen, sepse atëherë u shtrohet pyetja kompetentëve komunalë: Pse jeni pjesë e Qeverisë? A jeni apo s`jeni pjesë e Qeverisë? Pse luftohet për pushtet qendrorë?...

Gjendja veç është e konstatuar , mendojmë se nuk ka nevoj për konstatime por direkt për veprime, me qëllim që qytetarëve të kësaj ane së bashku me të punësuarit, respektivisht punonjësve arsimorë t`u zgjidhet problemi sa më parë që është e mundur. Mos merremi më shumë me shkaqet por me pasojat, edhe pse janë të lidhura ngusht relacioni shkak-pasojë. Nëse jo, atëherë me një vendim komunal vlerësojmë se të gjithë qytetarët e kësaj ane së bashku me të punësuarit, respektivisht punonjësit arsimorë të kenë të drejtën të udhëtojnë përmes magjistrales Zhelinë-Grupçin dhe anasjelltas.

Vetëm me një vërtetim komunal lëshuar përmes Kryetarit, Këshillit Komunal, respektivisht kompetentëve komunalë, dhe për dëshmi sipas targave të veturave. Ose të lëshohen në përdorim autobusa në shërbim të qytetarëve, pa mos e harruar edhe gjendjen e pandemisë Covid-19. Ose t’u kthehen mjetet me fletpagesat rrugore nga dy drejtimet nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” përmes Komunës.

Sepse ndryshe kësaj i thonë: Hyp se t`vrava –zbrit se t` vrava!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat