Operime jo të mira të KQZ-së ndaj mërgatës!

Opinione

Operime jo të mira të KQZ-së ndaj mërgatës!

Nga: Sami Arifi Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:48
Sami Arifi

Sipas informatave të zyrtarit të lartë të KQZ-së, Valmir Elezi, që në start, na del se afro 30%, për shkak të falsifikimeve, votatat e mërgatës hedhën të pavleshme.

Ky publikim për votuesit e mërgatës nga KQZ-ja, sipas mendimit tim, është numër i madh i pabesushmërisë te këta votues, prandaj shprehet dyshimi se; nuk konsiston me realitetin, meqë na del një numër shumë i madh nga populli ynë në mërgatë që qenkanë të pasinqert dhe të pabesuar në punën e tyre.

Nga televizionet e Kosovës u informua opinioni publik se Prokuroria e Gjykatës Themelore të Prishtinës ka filluar verifikimin e votave të mërgimtarëve. Ky verifikim i kësaj Gjykate është në rregull nëse punës së saj i shtohet publikimi i transparencës, pranë qytetarëve, për keqvotimin (falsifikimin) e mërgatës më se 30%.

Nga verifikimi i pakove të mërgatës nga KQZ-ja vehët në pah se:

-Kemi vota të personave të mërgatës që se kanë fituar drejtën e votimit përmes aplikimit. KQZ-ja është e obliguar me transparencë në opinion t’i publikojë emrat e tyre.

-Thuhet se nga mërgata ka pasur votues të dyfishtë apo trefishtë. KQZ-ja t’i publikoj emrat e këtyre votuesve të mërgatës, po, edhe emrat e votuesve të dy apo trefishtë brenda shtetit të Kosovës.

-Thuhet se ka pasur fletëvotime të paidentifikuara.

KQZ-ja t’i bëj transparentë pranë opinionit të Kosovës këto parregullsi përmes fotove.

Nëse vërtetë janë këto dukuri të cilat zyrtari i lartë i KQZ-së, Valmir Elezi, informoi opinionin kosovar se afro 30% të votave të mërgimtarëve qenkan të falsifikuara atëherë këtu kemi të bëjmë me vepra penale.

Poqese argumentohën këto vepra penale me transparencë nga KQZ-ja pranë opinionit publik duhet të vazhdojnë ndëshkimet ligjore ndaj falsifikuesve, poqese nuk kemi transparencë që e cekëm më lartë nga kQZ-ja në opinionin publik atëherë përgjegjësia dhe ndëshkimi ligjor kalon te organi zyrtar për shkakun e informimit jo të saktë në opinion mbi votuesin dhe mbi degradimin e votës së këtyre votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat