Populli ta jep edhe ta merr, sepse është vet sovrani

Opinione

Populli ta jep edhe ta merr, sepse është vet sovrani

Nga: Dedë Preqi Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Dedë Preqi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ashtuquajtur në dorëheqje, në një debat të RTV 21, kishte thënë se, qytetarët nuk vendosin se kush do e udhëheq vendin, por një përgjegje shumë të thukët e ka marrë këtë herë në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilën kryetari Mustafa, e përjeton edhe vetë me një humbje të thellë dhe të shumëfishtë në partinë e vet, të cilën as që e kishte ëndërruar ndonjëherë, për të kuptuar dhe për t’u bindur se, populli është sovrani, që ta jep atë që të takon, por edhe ta merr « frontin » me të cilin abuzon.

L D K, me udhëheqjen e Isa Mustafës, e ka dalluar në një pikë të veqantë këtë tipar politikani, i cili është udhëhequr më shumë nga ambiciet dhe madhështia dhe interesat përsonale e klanore, duke anashkaluar bashkëpartiakët vet me mendimin ndryshe, përmes të cilave mund të hyjnë në marrëdhënie me interesat e popullit më lehtë, por edhe përmbajnë ndërgjegjësimin se si do të jetë bota e ardhshme politike, pushteti i sëcilës duhet të vihët nën kontrollën e ndërgjegjës.

Ka të drejtë sëcili të shtrojë pyetjen, çka na hynë në punë një çështje e tillë, që ka të bejë me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, nëse kemi të bëjmë me një lider të tërhequr, apo të dështuar, që e sjelli partinë më të fuqishme të vendit në një situatë kritike, që ndoshta për një kohë të gjatë nuk do mundet të kthhehët në pozitën që kishte dikur, apo aty përsëafërmi.

Atëherë, prirja për të ndjekur rrugën e dëshirave dhe avanturave politike për të krijuar famë dhe ambicje për pushtet, në një mënyrë të tillë shpeshherë bie në kurthat e veta dhe do të luante rrolin e « argatit » të keq, me çrast humbet besimi mbi të cilin duhet të mbështetët jo vetëm mirëqenja e një partie, por edhe ekzistenca e një rrethi të gjërë shoqëror, siq është edhe shteti.

Do të ishte një dështim i madh për politikën e Kosovës, por edhe një dështim brenda faktorit popull, i cili në këtë rast të pandemisë detyrohet ta kthejë tërë vëmendjen e vet përkundër pandemisë, në këto kushte të jashtëzakonshme, të interesohet edhe ndaj faktorit politik i vendit.

LDK, nuk mund të thëmi se e do e merrte barrën e gjithë kësaj drame politike, pasojat e sëcilës sulmojnë sferat e shpresës dhe optimizmit njerëzor të këtij vendi, por këtë ndjenjë duhet ta marrin përsipër të gjitha partitë që udhëheqën me pushtetin më shumë se 20 vite me radhë, pjesë e këtij formacioni ishte për një kohë të gjatë edhe LDK, nën drejtimin e Isa Mustafës.

LDK, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, ka rënë disa herë nga provimi me fajin e liderit të vet dhe nga një detaj i tillë, të cilin mund ta ketë përjetuar apo njohur nga afër këtë herë populli i vendit, përmes përvojës së vet të hidhur politike e koncepton se, ky mos sukses vjen përshkak të metodës klasike dhe primitive, që e përdori lideri i saj në fjalë dhe përshkak se, iu bashkua atyre, që e ndihmuan dhe shkakëtuan një kaos të përgjithshëm në shtetin tonë në veqanti më atë që lidhet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Dhe një insistim i liderit të LDK, i cili njëherë njoftoi kryesinë e vet se përshkak të zgjedhjeve të fundit do jep dorëheqje, si gjest moral dhe jo si dorëzim apo si akt i pendimit, duke e konsideruar vetën si të pafajshëm, duke e vonuar shkarkimin e tij, do të ishte më shumë se një konstrukt i qëllimshëm për të hargjuar kohë dhe në dëm të reformave dhe strukturës funksionale brenda kësaj partie, njëherazi do ta rriste rezistencën e tij, duke krijuar amulli të kësaj natyre, për të mos e bartur tërë barrën e fajësisë, dhe çdo pretekst dhe neglizhencë e këtij procesi të vonuar, e lind dyshimin e një qëllimi tjetër, duke i shkuar deri në fund, për ta sjellë LDK-në, deri te një shkatërrim total.

Ne, jo vetëm si opinion, por edhe adhurues tradicional « rugovian » nuk mundemi të rrimë anash dhe të mbyllim gojën, apo të mos interesohemi për një të ardhme që nuk e përjashton aspektin e një vizioni optimist të LDK-së, dhe të një besimi të qartë ndaj adhuruesve të vet, që mbështetej në fakte të sigurta dhe që do të kishte për bazë imazhin tradicional dhe historik të presidentit Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat