Tradhtarët e Kosovës

Opinione

Tradhtarët e Kosovës

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 28 shkurt 2021 Në ora: 12:45
Ilustrim

Kush e tradhton Kosovën e ka tradhtuar Zotin, dhe kush e tradhton Zotin me siguri do ta paguan në këtë jetë por edhe në jetën e përtejme.

Kosova është tokë e bekuar e larë dhe e njomur denbabaden me gjakun e shqiptarëve dhe çdo mëkat kryer ndaj Kosovës do të ndëshkohet shtrenjtë nga Zoti dhe populli.

Varret dhe lapidaret e dëshmorëve dhe të viktimave të luftës për liri e pavarësi që janë shtrirë anë e mabanë Kosovës si lule përkujtimore dhe shprese, tregojnë qartë se Kosova është krenare, fisnike e paqedashëse.

Si u iku mendja, si u iku morali dhe si u iku karakteri që për liri luftuat, dhe në liri e pavarësi e tradhtuat Kosovën.

Asgjë nuk mund ta arsyetojë që në Kosovën e lirë dhe të pavarur me kaqë vuajtje e sakrifica, të ndodhin vllavrasjet për pushtet, hajni, pasurimi i pligjshëm dhe korrupsioni.

Si u iku mëndja, morali dhe karakteri që të kryeni mëkate kaqë të mëdha ndaj Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Tradhtarët më të rrezikshem dhe më të kobshëm të Kosovës janë tradhtarët e brendshëm, sepse siç thotë populli , “Kalaja mposhtet nga brenda”.

Zoti ia dhuroi Kosovës lirinë dhe pavarësinë pas më shumë se nje shekulli të sundimit të ashpër, të përgjakshëm dhe mizor të Serbisë.

Për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës fljuan jetën qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm dhe ranë dëshmorë dhjetëra e dhjetëra mijëra trima shqiptarë për ta mbrojtur lirinë e Kosovës dhe nderin e Kosovës.

Si u la mendja, morali dhe karakteri, që tani me ardhjen e lirisë dhe pavarësisë së shumëpritur, u bëtë tradhtarët e brendshëm të Kosovës.

Tradhtarë të brendshëm të Kosovës sipas asaj që shohim e lexojmë nga mediat kosovare dhe të huaja janë PDK-ja me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Enver Hoxhajn, LDK-ja me Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin, AAK-ja me Ramush Haradinaj, Nisma me Fatmir Limaj dhe AKR-ja me Behgjet Pacollin.

Askush nuk e besonte se këto parti dhe udhëheqësit e këtyre partive që e udhëhoqën Kosovën gjatë 21 viteve të kalura në liri e pavarësi, më shumë u interesuan për egon e tyre të sëmurë për pushtet me vllavrasje, hajni, pasurim të paligjshëm dhe korrupsion.

Këtë më së miri e dëshmuan edhe zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur këto parti të sipërpërmendura sërish u munduan ta mashtrojnë popullin e shumëuajtur të Kosovës me rrenat e përsëritura se, “ do ta forcojnë dhe do ta përparojnë Kosovën”, edhe pse e kishin këtë mundësi kur qeverisën dhe nuk bënë asgjë.

Se “do t’i nxjerrin kriminelët serbë para drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë”, edhe pse e kishin këtë mundësinë kur qeverisën dhe nuk bënë asgje.

Se “do ta zbardhin fatin e 1650 shqiptarëve të pafajshëm që Serbia i rrëmbeu nga shtepitë shqiptare në Kosovë, edhe pse e kishin këtë mundësi kur qeverisën, dhe nuk bënë asgjë.

Se “nuk do ta lejojnë ndarjen e Kosovës, por përkundrazi gjatë qevesisjes së tyre i kishin thurur plane pas shpine Kosovës për ta ndarë në favotr të Serbisë, dhe këtë tradhti e zbluan dhe e penguan vendet mike të Kosovës.

Se “nuk do t’ia falin askujt as një pëllëmbë toke të Kosovës”, por kur qeverisën ia falën Malit të Zi 8500 hektarë toke Të Kosovës në Çakorr, Kullë dhe Zhleb.

Se “ po t’ia jepni votën patisë s’ime që unë të bëhem president, do ta ndërtoj e mrekulloj Kosovën si Kazakistanin” , e plot gjepura tjera.

Kosovës e tradhtuan edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe KQZ-ja e Kosovës edhe Gjykata Supreme e Kosovës.

Këto tre institucione në vend që të organizojnë dhe krijojnë kushte sa më të mira dhe më të lehta që këto zgjedhje vendimtarëe për Kosovën të kenë masivitet sa më të madh, këto tre instirucione më shumë u përqëndruan në idenë e pengimit të Albin Kurtit për të qenë kandidat për deputet në këto zgjedhje dhe për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.

KQZ-ja e Kosovën me në krye Valdete Daka, emrin e ka të mirë por për fat të keq në këto zgjedhje u bë valë përvëluese edhe për mërgatën e Kosovës, duke ia vështirësuar mërgatës kosovare që në këto zgjdhje shpëtimtare të merr pjesë sa më masovikisht.

Valdete Daka e din shumë mirë, por edhe ne gazetrët e kemi theksuar shumë herë në shkrimet ton, se pa mërgatën e Kosovës, nuk do të kishte as UÇK, as luftë në Kosovë kundër Serbisë okupuese dhe as liri dhe pavarësi të Kosovës.

Mërgata kosovare dhe ajo mbarë shqiptare nëpërmjet “3 përqindshit” dhe “Vendlindja thërret” kontribuan me miliona e miliona dollarë dhe euro për UÇK-në.

Mërgata kosovare dhe mbarë shqiptare kontriboi edhe me aradha ushtarësh vullnetarë që iu bashkangjitën UÇK-së.

Valdete Daka e din shumë mirë se, pa mërgatën e Kosova do të kishte vdekur urie për bukën e gojës, sepse mërgata kosovare shqiptare edhe sot është hambari dhe sofra e Kosovës.

Valdete Daka dhe KZQ-ja e kishin detyrë thelbësore dhe kryesore të krijojnë kushte sa më të lehta për mërgatën në këto zgjedhje kaqë të rëndësishme për Kosovën.

KQZ-ja e Valdete Dakë-s , e kishin detyre thelbësore dhe kryesore ta udhëzojnë dhe t’ia qartբsojnë mërgatës së Kosovës me hollësi e në vazhdimësi, si duhet të votojnë që të mos gabojnë, në mënyrë që asnjë fletëvotim i mërgatës së Kosovës të mos del i pavlefahëm.

KQZ-ja e Kosovës, më 28 shkurt 2021 raportoi se nga mërgata janw pranuar 53 mijë e 600 zarfe , ndësa janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe, sië informon “Bota Sot” në WEB faqen e saj.

KQZ-ja e Valdete Dakë-s me këto nëpërkëmbëza po tregojnë dhe dëshmojnë se ende janë nën ndikimin e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së , të cilat pësuan debakel në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e tani nëpërmjet KQZ-së së Valdete Dak-ës , mundohen që sa më shumë fletëvotime të mërgatës të dalin të pavlefshme, për t’i pamundësuar Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që ta ketë shumicën në parlamentin e ardhshëm të Kosovës, me synim që Qeverisë Albin Kurti 2, t’ia bashkangjisin njërën nga partitë humbëse në këto zgjedhje, gjithmonë me pëpjekjen për ta penguar qeverisjen e plotë të Qeverisë Albin Kurti 2.

Populli thotë se është e lehtë ta bësh të keqen dhe tradhëtinë, por nuk është e lehtë ta fshehish dhe ta mbrosh të keqen dhe tradhtinë para Zotit dhe popullit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat