Rron, për sot e keni marrë notën e dobët!

Opinione

Rron, për sot e keni marrë notën e dobët!

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:03
Skënder Karaçica

Nëse dëshironi të bëheni të “ famshëm” dilni në ekran të TV-së dhe folni kuturu pa kodin e logjikës dhe të dijes, atëherë lajmi merr dhenë nëpër Kosovë!

Kështu, ndodh para syve tanë, ne këndej ekranit kur e kur, dalin burrat dhe djemtë e Kosovës (lexo: Rron Gjinovci, - vërj.ime) dhe flasin e flasin pa thënë asgjë më shumë se një fjalor i djalit të lazdruar dhe duke koritur diplomën e universitetit të Prishtinës (sic!).

E këqyra Rron Gjinovcin kur fliste për aktualitetin në Kosovë në studio T7, që, për çudinë tonë kjo më shumë i ngjante muhabetit në odën me një dritare të vogël, kur e kur, ne këndej ekranit nuk kishim se çfarë të shohim e të dëgjojmë.

Asgjë më shumë se një debat me ngjyra të bulevardit!

Kush të mësoi dhe ku e keni lexuar se At Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ka folur shqip...(sic!). Rron kush të mësoi dhe kush të porositi të “hidhni dritë”(sic!) në kronikat e historisë kombëtare shqiptare për Gjergjin dhe Kastriotin e Shqiptarëve?!

Po të kishte të ndodhur në ndonjë studio në Zagreb, që ndonjë i krisur mendësh të flasë kuturu për historinë e popullit kroat sikurse Rroni nga bulevardi i Prishtinës, më besoni se do të vinin e do ta ngrihnin zhag përtej studios...(sic!).

Rron e keni humbur të drejtën (d)emokratike të (f)jalës së (l)irë që të dilni para kamerave në studio, që aq shpesh keni ardhur pa të drejtë sikurse në odën e mixhës (sic!) për (mos) më thënë asgjë, madje asgjë më shumë se pa dijen dhe me kurriz të shembur si një djalë i ri me diplomë të universitetit...(sic!).

Rron, merre me vete diplomën e universitetit e shkoni në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe shfletoni librin e Marin Barletit dhe të historianëve tjerë dhe nisja e lexoni më shumë se ora e historisë për Gjergjin dhe Kastriotin e Shqiptarëve do të mësoni më shumë dhe do të dini se burri i Madh i Atdheut u lind, u rritë dhe foli shqip me gjuhën e atdheut shqiptar të Shqipërisë që bëri shumë për shpëtimin nga Baba Mbret i Bosforit!

Rron për sot e keni marrë notën e dobët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat