Muzgu, nata dhe ankthi politik

Opinione

Muzgu, nata dhe ankthi politik

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:07
Ruzhdi Peçani

Muzgu është kohë kur na vështërsohet leximi dh të shkruarit,po dhe të pamurit më larg,shiqimi shumë shpejtë na humbet.Dielli kaherë ka fillur të perëndoj dhe nata akoma nuk nuk është errësuar.Tani shumë vonë është për natyrë,po dhe heret për ndriçimin me drita.

Ndonjëri edhe mund të ketë mundësinë,po për dikend ndoshta ,nga shkaku i ndërprerjës së rrymës në lagje, mund të dalin jashtë apo balkon,të shtrihen në shtrat,të tregojnë ndoj përrallë,pse jo t ë shofin edhe ëndërr ngase përsonat që i zë muzgu në shtrat nuk kanë shumë alternativa! Këtyre koha paksa ndryshe u llogaritet.

Ëndra në muzg mund të ndodhi edhe kur jemi duke dremitur,pavarsisht sytë mund të jenë të hapur apo të mbyllur,dhe në këtë rast sikur ngatrrohen gjërat dhe nuk dallohen kush janë miqët e cilët armiqët. Në muzg dallohen vetëm konturat e njerëze,në ëndërr disa nga njerzit më shumë do paraqiteshin si armiq.Ëndrrën e muzgut ka nga ta që e interpretojnë verbërisht.

Dhe kjo do i kishte ndodhur njërit,një intelektuali dhe fytyre publike tek ne. Një ëndërr e trishtë,me sy hapur,do i ndodhte në prill, dhe më 8 prill 2016,nga trishtimi që do e kishte kapluar,duhej ta shpërfaqte këtë,mbase kishte qenë një ankth.Kështu këtë do e bente në “Exspres”duke rrëfyer se endrra me sy hapur kishte të bënte me Lëvizjen Vetëvendosje.Se “Lëvizja vetëvendosje qëllim ka krijimin e një shteti të fortë,të modelit Stalinist të Enver Hoxhës”, mëtej i vetëdijshëm se “PDK i mbante paratë në kontot bankare dhe në Panama, po këta të LVV, paratë e shtetit do jenë llogaritë e tyre”.

Ky ankth nuk do mbaronte me kaq! Pra ankthi sa vjen e do i shtohej.Dhe po këtë muaj, më 16 prill 2020,do jetë i shtyrë nga brendia dhe të shkarkohet sadopak,do bënte rrefimin në “Debat plus” TV dukagjini.Po,çfarë do rrefente? Moderatori me kujdes të shtuar do ta dëgjonte.Pra tani rëfimin do e bente përmes ekranit,për tërë opinionin ,mbsae do ndihet më lehtë,apo në ëndërr do i ketë shushuritur ndonjeri se opinioni duhët senzibilizuar.Halli i tijë është i madhë,mbase edhe për interesin e gjerë publik.

Po tani, pë çfarë do rrëfehet dhe cili ëtshte ankthi?

Po ky ankth,që e ka kapluar dhe mbërthyer tejet keq,ishte dhe më i vështirë,do rrëfen se ”Lëvizja Vetëvendosje është mu si partia naziste e Adolf Hitlerit,Albini ka dendencë të emitoj Hitlerin sa i përket konsolidimit të pushtetit dhe shkatrrimit të demokracisë”, dhe kishte vazhduar mëtej rrëfimin “Partia e Hitlerit kishte bërë koalicionin e parë me një parti konzervatore,duhët të ketë qenë Partia Popullore, të cilën pasi kishte marrë pushtetin e kishte shkatrruar këtë parti.Pra kështu LVV veproi edhe me LDK kur bëri koalicion me te,pra me të vetmin qëllim që ta shkatrroj,dhe këtë e bëri duke e rrezuar vetveten ?! Do shprehte edhe brengën duke sygjeruar njëherit se kjo do i ndodhë edhe znj.Vjosa Osmanit po do hynte në një listë të përbashkët,ky do ishte një partneritet toksik,ku rrugëtimi politik i Vjosa Osmanit do shkattrohet nga Albin Kurti ”. Po tani dhe vetë ky e beson se ankthi i është ngulitur dhe i është bërë paragjykim.

Në një shoqëri të fragmentur dhe të varfër që vështirë është edhe ta quash shoqëri.Gjatë këtyre viteve të fundit,nga gjendja e rëndë,vlerat sikur kishin humbur,por megjithatë nuk janë humbur në tërësi.Ato akoma rrezatojnë mes individëve dhe moralit vetanak.Por ka nga ta që këto fare nuk i shihninn,ngase ishin të rrethuar me njerëz me mendimie të errëta.Dhe në rrethana të tanishme e patjetërsuar është kompetenca e vlerësimit të porosive mediatike,informatave,burimet e konfirmuara,dallimi mes fakteve dhe komenteve me paragjykim. Po të kemi atmosferë të medieve të pa arsimuara,manipulimi politik do imponohej si një metodë e fuqishme të keq përdorimit dhe manipulimit të opinionit publik.

Me që ankthi paraqet shqetësimin,frikën,nervozën dhe tendosjen,po i njejti do bëjë rrëfimin e tretë,ku dhe do shpërthej.Shpërthim ky nga se frika dhe tendosja është më e madhe , është janari dhe zgjedhjet do ndodhin më 14 shkurt. Kjo tendosje e rritur, vjen ngase sondazhet që po tregonin se lista e VV bindshëm do fitonte zgjedhjet,me këtë edhe formimin e qeverisë Kurti 2. Këtë herë rrëfimi do ndodhë më 21 janar 2021 në “Rubikon”në Klan Kosova.

Që në fillim tek mysafiri që do rrëfehet vërehët gjendje e tendosjës po dhe gjendje emocionale anksioze. Dhe fillon me shfaqjen e brengës “Lëvizja Vetëvendosje më tepër përqendrohet tek ata më pak të arsimuar pra duke shfrytzuar të padijshmit me tendencë të ua shpërlaj trurin!..Albin Kurti bënë fushtatë dhe me këtë tregon apetititet sikur që kishte Enver Hoxha,duke mos shpalosur gënjeshtrën mbi të cilën ky është ngritur.”

Dhe ky intelektual, mbrojtës ligjor që është,fytyrë e njohur publike vazhdon me brengën më të madhe që ka,duke thënë “se po edhe të formoj Albini Qeverinë,pas 14 shkurtit,do improvizoj me ndonjë skandal që të rrëzoj qeverin ,pra vetveten,do vetëviktimizohet”. Moderatori – Po si mund të thuhet kjo?,Vazdon ai “…ngase do shkohej prap në zgjedhje më qëllimn e vetëm se do rritej edhe më shumë,duke fituar edhe me 82%. Kështu do kontrollonte tërë shtetin”.

Në pyetjen,si avokat që është,sikur fitohej përshtypja se po e testonte,ishte se kur ka kontaktuar për herë të fundit,si mbrojtës, klientin e tijë që gjende në Hagë,përgjigjet se nuk i kujtohet! Afërsisht ka një javë apo një muaj i përsëritet pyetja dhe ai sërish përgjigjet se nuk i kujtohet.Mund të meret si apsurd ky,ngase klienti i tijë nuk është një përsonalitet i zakonshëm.Përse i shmangej përgjigjes?!

Qëllimi i tijë,si e shprehu,është se “pot të ndodhë kjo,do ndodhë një dëm i madh në këtë vend.Qëllimi i Albin Kurtit është që të ndryshoj sistemin kushtetues dhe politik të këtij vendi.Po e them publikisht,që nesër kur kjo do ndodhë,të mos thuhet se askush nuk foli për këtë të keqe që do i shkatohet këtij vendi”.

Dhe tani,a ishte ky një ankth me plotë vetëdije dhe sy hapur? Po! ishte një ankth politik i avokatit i dalë nga egoja e tijë po dhe nga interferimet nga jashtë.Me këtë maratonë që nga 2016 ishte tok me gjitjhë oponencen e Albin Kurtit. Ishte pjesë e një fushtae të egër që po bëhej,përfshirë edhe ato institucionale si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ,me qëllime denigrimi të pashembëllt që po bëhej ndaj tijë dhe VV. Kjo do shënohet edhe në historinë e re politike të Kosovës. Nga fushata nuk do kursehej edhe U.D Presidentja Vjosa Osmani,e veçanta që i bëhej nga LDK në formën më të vrazhdët.

Të thuhet se kjo ishte një vërejtje se çka mund të ndodhë në një të ardhme muind të merret si ekuivoke. Po i këthehemi asaj se çka kishte deklaruar Avdullah Hoti se “nuk do lejojmë që LVV të fitoj”, pastaj Arban Abrashi “Albin Kurti,kurrë nuk do bëhet Kryeministër”,këto sikur ndërlidhen?! Kjo sikur qon tek një dyshim i paragjykuar, sikur mund të qëndroj një skenar i mbrpshtë? Se Albin Kurti do “vetëviktimizohet” sikur i ngjanë taktikës së mëhershme serbe,kur paraljmronin apriori se “diçka do mund të ndodhë në Kosovë” dhe e merrnin si alibi për të marrë aksione drejtë dhe brenda Kosovës.

Se në Kosovë mund të ndodhë, apo qëllimi është që “të përbyset sistemi politik dhe ai demokratik”,është anakronike,tejet drakonike dhe diletantizëm për kohën dhe nuk mund të qëndroj,këtë e di dhe vetë ai që e kishte thënë. Këtë nuk do lejonin sot, po dhe nesër qytetarët,së pari ata që dhe dhanë votën për këtë qeveri që po vjen, po sikur edhe të kishte çfardo çasje po këta do e shkarkonin.Nuk do lejonin kurrën e kurrës miqtë tanë ndërkombëtar,aleati ynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Këtë edhe Albin Kurti e ka të të qartë.Një mesazh që iu përcoll në qytetin e Ferizajt, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, nga një zonjë “Se, ne do ju zgjedhim të merrni drejtimin e shtetit,por ama po nuk punuat, ne do u hjekim”.

Pragjykimi i deklaruar politik akceptohet një insinuate e përcjellur me animozitet, tejet tendencioz,iracional dhe ndjellakeq.

Dhe të urojmë,që në një të ardhme të themi se na ishte njëherë një paragjykim ogurzi dhe i mbrapshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat