Urime “7 marsi” dita e shenjtë e mësuesit!

Opinione

Urime “7 marsi” dita e shenjtë e mësuesit!

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:42
Adem Bytyçi

Duke qenë se mësuesit janë aseti më i rëndësishëm i kombit dhe themeli i dijës dhe edukimin të kombit, mësuesve duhet përveç që t'ju sigurohen kushte për punë frytdhënëse ,duhet edhe t'iu sigurohet numër i mjaftueshëm i nxënësve.

Përderisa në të kaluarën në Kosovën tonë ndihej më të madhe mungesa e mësuesve , sot numri i mësuesve po rritët në mënyrë të shpejtë, por për fat të keq tonin numri i nxënësve po zvogëlohet me të madhe, sa  që në disa lokalitet të Kosovës po mbyllën shkollat për shkak  të numrit të pa mjaftueshëm të nxënësve .

Ky lajm është i trishtueshëm  për ata që e njohin historinë e zhvillimit të arsimit në vendin tonë dhe janë të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm arsimi për të ardhmen e një shoqërie respektivisht për një komb.

Janë shumë shakatarë që po ndikojnë në zvogëlimin e numrit të nxënësve në Kosovë, por dy janë më kryesor:

1. Rënia e natalitetit ( shtimit natyral të popullsisë) dhe

2. Largimi i shumë qytetarëve nga Kosova për shkak të pa punësisë dhe kushteve tepër të vështira socio ekonomike të jetës.

Për t'i përmirësuar këta dy parametra qenësisht të rëndësishme  për shtetin dhe popullatën tonë , Qeveritë e Kosovës në mënyrë konstante duhet  t'i kenë prioritet përmirësimin e këtyre dy parametrave, të krijojnë kushte për të nxit natalitetin në Kosovë dhe të ngritët mirëqenien e popullatës në mënyrë që qytetarët e Kosovës mos të detyrohen për ta boshatisur vendin e tyre për të gjetur punë në ndonjë shtet tjetër të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat