Kam obligim moral edhe kombëtar, ruajtjen e identitetit tonë kombëtar

Opinione

Kam obligim moral edhe kombëtar, ruajtjen e identitetit tonë kombëtar

Nga: Mark Prenkaj Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:46
Mark Prenkaj

Gjuhën, atdheun si amanet të cilët na lanë trashëgimi të parët brez pas brezi, edhe duke u betuar se do ta mbrojmë gjuhën duke e lidhur besën shqiptare se me gjak do e mbrojmë gjuhën edhe trojet tona të cilat na i kanë lënë amanet të parët, prandaj ndihem i trishtuar edhe i turpëruar me marrëveshjen e Edi Ramës edhe të Erdoganit, marrëveshje kjo. Për arsim që gjuha turke të jetë gjuhë zyrtare që është zyrtarizuar nga ministrja e arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, ndihem i turpëruar për marrëveshje të fshehta midis Serbisë edhe Erdoganit, për serialet e filmave turke të paguara nga Serbia edhe Erdogani që në të gjitha televizionet tona shqiptare që më të madhe po e proklamojnë gjuhën turke si edhe kulturën turke, traditën turke, veshjen turke, zakonet turke apo ato orientale, prandaj mjaft më me këtë kulturë e traditë turke orientale. Ne e kemi traditën tonë shqiptare, kemi kulturën tonë të pastër si loti dhe një kulturë civilizuese mbi evropiane, ne i kemi traditat tona, zakonet tona, prandaj nuk kemi nevojë për kultura të ndryshme e më pak si kulturën turke orientale.

Një vendim i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 24 shkurt 2021 dhe botuar në Fletoren Zyrtare me 2 mars, parashikon që në sistemin arsimor shqiptar të hyjë dhe mësimi i gjuhës turke.

Marrëveshja e firmosur nga ministritë përkatëse të arsimit, gjithashtu planifikon që në bashkëpunim me shtetin turk të rishikohen tekstet shkollore. Kjo do të thotë se në shkollat tona do të futet lënë shtesë gjuha turke, si lëndë me zgjedhje të lirë, por edhe rishikim të teksteve të historisë ku flitet për dy vendet.

Sistemi arsimor shqiptar lejon futjen si lëndë me zgjedhje të gjuhëve anglisht, frëngjisht, spanjisht, si dhe greqisht për zonat e minoritetit grek. Ndërsa futja e gjuhës turke duket si pjesë e marrëveshjeve personale që Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan dhe dëshmon rritje të ndikimit të Turqisë në Shqipëri.

Në këtë marrëveshje dypalëshe, palët bien dakord për rishikimin e historisë sonë, çka do të thotë Erdogani të na shkruajë historinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat