Sfida e parë

Opinione

Sfida e parë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:35
Ramiz Spahiu

Për kryesinë dhe kryetarin e ri te LDK-s, sfida e parë pas zgjedhore do te jetë Vjosa Osmani dhe kandidatura e saj për presidente te vendit. Do te jetë sfida e parë për te dëshmuar nëse kanë nisë te reflektojnë e te japin shenja se nuk do t’i shmangen vullnetit te popullit duke injoruar me të votuarën e tij.

Votimi i Vjosës, se paku do ta lante disi turpin e kohës kur u la e vetme te përballej me sigurimi e Isës, në përpjekje për ta futur Donikën në kuvendin e LDK-s. Dhe, ndoshta do ta amnistonte heshtjen qyqare të tyre në kohën e përjashtimit te saj nga strukturat e partisë, qe te kujton kohen e përjashtimeve nga partia komuniste, kur askush nuk bëzante.

Votimi i Vjosës, për kryetarin dhe kryesinë e re te LDK-s, është si një kërkim falje për mos mbështetjen e saj në fillimet e kundërshtive qe ajo kishte ndaj klikës mustafjane qe e rrokullisen LDK-n në ketë gjendje. Për mos mbështetjen e saj në përpjekjet për ta shpëtuar partinë nga dënimi, qe ishte e ditur qe do ta merr nga populli (siç e mori me 14 shkurt).

Votimi i Vjosës, do te ishte një shpërblim për guximin e një gruaje, për kundërshtimin qe i beri një lideri egoist të papërgjegjshëm, ne kohen kur “burrat” heshtnin sikur pulat. Dhe, ky votim do te ishte një solidarizim me njeriun me te votuar ne historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

Në këtë rast do t’i lusja deputet e LDK- së, në Parlamentin e Kosovës, qe pavarësisht mendimit te liderit (te ri apo te vjetër), qe para se te vendosin për te votuar apo mos votuar, për te qëndruar ne sallë te kuvendit (qe mendoj se është obligim njerëzor dhe, do te duhej te ishte edhe ligjor) apo për te mos qëndruar fare, ta kujtojnë vullnetin dhe besimin qe populli i dha Vjosës me votë.

Zgjedhja e presidentit do te jetë gjithashtu sfida e parë pas zgjedhore edhe për partitë tjera opozitare. Do te jete momenti kur partitë tona duhet te tregojnë shenjen e unitetit politik shtet ndërtues, për te cilën populli ka bërë thirrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dhe ky moment, më shumë se kurrë, kësaj radhe është në përputhje me vullnetin e popullit. Prandaj do t’i lus te gjithë deputetet e kësaj legjislature, pavarësisht prejardhjes partiake, qe te solidarizohen me votën e popullit dhe ta aprovojnë legjitimitetin qe populli i dha Vjosës.

E mbyllë, duke i përkujtuar liderit të nesërm te LDK -s (por edhe liderëve tjerë partiak), se tjera e tjera zgjedhje vijnë e vijnë dhe neve përsëri na duhet dhe na duhet domosdoshmërisht vullneti i popullit. Sepse, vullneti i popullit është edhe vullneti i Zotit. Populli vonon por nuk harron, dënon por edhe shpërblen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat