Hajnat dhe përpjekja e tyre për ta vazhduar këtë zanat të pamoralshëm dhe të kundërligjshëm!

Opinione

Hajnat dhe përpjekja e tyre për ta vazhduar këtë zanat të pamoralshëm dhe të kundërligjshëm!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 20 mars 2021 Në ora: 12:58
Ilustrim

Hajnat e kanë të pa mundur të pajtohen me fitoren e koalicionit Vjosa-Kurti. , Sakaq nuk do të lënë gur pa rrokullisë , nuk do të lënë metoda dhe formulë pa vënë në funksion për t'ia bërë të pamundur këtij koalicioni për ta luftuar hajnin dhe hajnat (të korruptuarit) për t'i dënuar dhe për ta çliruar edhe shtetin dhe qytetarët nga njëra ndër mortajat më të zeza të krimit ekonomik.

Në një shoqëri të kriminalizuar, të pa emancipuar dhe me një vetëdije të ultë morale dhe kombëtare, në vend që kësaj të keqe të tmerrshme t'i behet me gisht dhe të bëhen të gjithë bashkë për ta luftuar , ka një shtresë individësh, që dyshohet të kenë ndonjë interes personal nga hajnia dhe të korruptuarit, të cilët i dalin zot kësaj dukurie të errtë , e cila e mban peng të ardhmen e një shoqërie dhe pa mundëson zhvillimin e saj ekonomik, kulturor dhe të gjithanshëm shoqëror.

Për ta kuptuar më drejtë dhe në mënyrë më të gjithanshme se sa është e vetëdijshme dhe e përgatitur shoqëria jonë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik në vendin tonë, i'a vlen të përmendet se si disa subjekte politike në Kosovë e akuzuan u.d të Presidentit të Kosovës zonj.Vjosa Osmani, pse po tregon se e kemi vjedhur Kosovën.

Sipas tyre duhet mbajtur fshehët korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar dhe anomalit tjera në vendin tonë para ndërkombëtareve, sepse zaten në të kundërtën cenohet imazhi i shtetit dhe komprometohen institucionet shtetërore të cilat janë të thirrura me ligj për ta luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomike dhe krimin në përgjithësi të të gjitha formave dhe ngjyrimeve.

Një fakt duhet ta kemi parasysh kur themi se duhet ta mbajmë fshehët korrupsionin dhe mos t'ju tregojmë të tjerëve se jemi të korruptuar, këtë e kemi të pa mundur sepse Kosova, nuk është në Karaibe që Evropianet mos ta dinë se sa jemi të koruptuar.

Madje, madje mbase është e pa mundur ta fshehim korrupsionin nga Evropianet, sepse Evropianet i kemi në Kosovë dhe se Evropianet e dinë edhe më mirë se shumë kush nga ne se sa është niveli i korrupsionit dhe krimit ekonomik në vendin tonë ,prandaj çdo përpjekje për ta lenë në terr korrupsionin dhe krimin ekonomike të organizuar do të të jetë e pa suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat