Shteti që mbijeton i mbytur fund e krye në borxhe!

Opinione

Shteti që mbijeton i mbytur fund e krye në borxhe!

Nga: Agim Vuniqi Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:28
Agim Vuniqi

Sistemi më i thjeshtë i tregtisë "klering" është shkëmbimi direkt mall me mall, kështu sot shitet dhe blihet në Kosovë. Këtë sistem kanë instaluar qeveritë njëra pas tjetrës, PDK-ja, por edhe LDK-ja, sidomos pushteti komunal, e cila merrte "cash-in" nga publiku përmes tatimeve dhe investonte në godina shumëkatëshe, duke rritur mafinë ndërtimore, toka huazohej, ndërtoheshin godinat, paguheshin ndërtuesit "klering" mall për mall, me apartamente.., ndërsa mafiozët ndërtimorë ua shitnin apartamentet mërgimtareve te cilët paguanin "cash" dhe te gjitha berret ne stan. Numri i borxhlinjve është rritur shume ne Kosove, njëra nder arsyet e largimit nga Kosova është edhe borxhi galopant, fajdeja...

Borxhlinj ndjehen edhe ato kompani që kanë punuar me “klering”, që kanë bërë rrugë dhe kanë ngritur pallate të mbetura stok, se nuk shiten dot…Por borxhliu më i madh, tani për tani, është edhe vetë shteti. Ky borxhli gjigant nuk ngopej së marri borxhe për të larë borxhet e vjetra me një borxh të ri… As duke shitur asetet kombëtare. Dhe nuk vuante  për këtë qeveria, përkundrazi, ndiheshin krenar dhe te lumtur, teksa thuhej nga koalicionet qeveritare se ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka krizë! Fatmirësisht më 14 shkurt i përndjeki nga pozita vota e popullit.

Dhe për t'ua lehtësuar "jetën" koalicioneve, narko-mafi dhe mafisë ndërtimore, qeveria Haradinaj pat dalur me një formule paradoksale të faljes së borxheve. Shtypi vendor pasqyronte të dhëna tmerruese se falësit kryesore ishin prodhuesit e krizës, mungesës se parave "cash".

Nuk dihet sa mijëra euro në vit i bie të ketë detyrim një qytetar nga ky borxh, i cili nuk ka të ndalur. sa është borxhi publik që shteti u ka bankave të huaja dhe të vendit, si dhe informaliteti, i cili shkon deri në 40%, atëherë mund të përfytyrohet sadopak përmasat gjigante e një shteti që mbijeton i mbytur fund e krye në borxhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat