Lakimi i një emri

Opinione

Lakimi i një emri

Nga: Dibran Demaku Më: 26 mars 2021 Në ora: 10:56
Dibran Demaku

Ka kohë e mbase edhe vite që në momente krizash të politikës vendore, si shpëtimtar thirret apo lakohet emri Murat Rifat Jasharit.Ky emër (shumë i nderuar i anëtarit të familjes Jashari)të Prekazit, lakohet nga individë të partive të ndryshme, kinse si kandidati më i pranueshëm për postin e presidentit(kryetarit)të vendit!

Kjo nuk është hera e parë që ndodhë kështu: ky emër ka vite që lakohet për poste të ndryshme politike të vendit. Dhe pastaj lihet në heshtje deri në krizën e radhës.

Lind pyetja: çfarë duan të arrijnë me këtë propozuesit? E bëjnë këtë se vërtetë mendojnë ashtu si në propozimin e tyre, apo... të fitojnë poena në sferën e patriotizmit?!

Personalisht mendoj se është kjo e dyta!...

Pyetja e dytë mund dhe duhet të ishte: Propuzuesit apo lakuesit e emrit të të nderuarit Murat(Jasharit) para se ta bëjnë një gjë të tillë a janë këshilluar ,apo e kanë pyetur atë nëse ai do të pranonte një nominim të tillë?!Sepse të ia lakosh dikujt emrin(qoftë edhe për poste më të larta politike)pa u këshilluar më parë me të, nuk është gjë tjetër vetëm një hipokrizi e llojit të vetë!

Në anën tjetër lë shumë për të dëshiruar heshtja dhe mos reagimit të të propozuarit!

Dhe pyetja e tretë do të mund (dhe duhet)të ishte: përse i propozuari vite me radhë nuk del para opinionit dhe të sqarojë nëse emri i tij

lakohet me apo pa dijeninë etij.

Që t‘u ndalet njëherë e mirë këtyre(propozimeve aspak të sinqerta) i propozuari, emri i të cilit lakohet nga individë partish të papërgjegjshme, Murati(Jashari) duhet t‘u thotë stop!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat