Këto ditë në Tropojë

Opinione

Këto ditë në Tropojë

Nga: Ibrahim Hajdarmataj Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:47
Foto nga aktiviteti

Në qytetin Bajram Curri u organizue kto ditë një takim mbreslënës me veteranet e LANÇ te nën prefektures së Tropojës me kandidatin per deputet të partisë Socialiste me Z.Petrit Malaj.

Në fjalen e prefektit të qarkut të Kukësit Z.Zenel Kuçana i cili tha: <<Per ne të gjithë është nder i madh për të na perfaqësuar biri jonë nga fshati Tpla i Tropojës deputet në kuvendin popullorë Z.Petrit Malaj, i cili arsimin e detyrushem e mbaroj në vëndlindje, gjimnazin në qytetin Bajram Curri me nota te shkelqyera dhe arsimin e lartë shkelqyeshem në Tiranë, për ket ai u mbajt profesor në universitetin e Tiranës>>. Ndersa kryetari i partis Socialiste te Tropopjës Z. Altin Berbati tha: << Z. Petrit nuk ju nda punës shkencore I cili arriti me punen e tij, me vullnetin e tij, me kembnguljen e tij të marrë titullin më të lart shkencor Prof.Dr, duke u bër dekan I fakultetit dhe me vone Rektor i Universitetit te arteve të bukura në Trianë.

Petriti beri studime kualifikuse në 5 shtete dhe ligjeroi punimet e tij shkencore në shumë shtete te Europes. Ky disa mandate ka qën anetar i këshillit Bashkiak të Tiranës dhe pjesmarrës si Artist në disa rrole ne filma shqipëtarë. Të shumtë janë mirnjohjet dhe dekorimet që ka marrë dhe se fundi atë të Mjeshtrit të Madh.

Pra ju bëjm thirrje ta votoni>>. Nën prefekti i Tropojës i cili eshtë edhe anetar i Këshillit Bashkiak të Tropojës Z. Muj Gosturani tha <<vendimi i fundit I këshillit Bashkiak nder të tjerat vendosi se varrezat e Deshmoreve të Atëdheut do te perfundojnë së riparuari deri me 5 Maj 2021 dhe komitet të veteranve do tu jepet një ndihmë 10 miljon lek.

Vazhdimisht kryetari i Bashkisë Z. Rexh Byberi e ka pasur në qënder te vemendjes së punës së tijë bashkepunimin dhe ndihmen me komitetin e veteranve te Tropojës.>>

Pjesmarrësit premtuan se votat do të jen per kandidatin per deputet Z. Petrit Malaj në fund kryetari I veteranve të Tropojës Z. Rexhep Shpati falenderoi Z. Petrit Malaj dhe tha që eshtë një nder I madh që na perfaqëson ky intelektual. Takime mbreslënëse kto dit u zhvilluan në Zogaj, Berishë, Bytyç, Krasniqe, Gashë, dhe Nikaj Mertur.

Aktivitetet vazhdojnë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat