Njeriu mendon, Zoti vendos!

Opinione

Njeriu mendon, Zoti vendos!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:49
Harris Murana dhe Qamil Gjyrezi

Një shprehje gjermane thotë: “Der Mann denkt und das Gott lenkt” (Njeriu mendon, Zoti vendos)!

Vërtetësinë e kësaj shprehje gjermane, që janë një kulturë me shumë mendim dhe filozofi e vërteton fotoja sot me Harris Murana, Kryetar i Shoqatës  Kombëtare Antikomuniste 2 Prill 1991.

Gadi 30 vjet përpara më 1.Prill. 1991 ne mengjez, Harris e takova tek dera e Shkollës artistike “Prenkë Jakova”, dhe e pyeta ku po shkon?! U përgjigj në demostratë!

(Një natë përpara më 1.Prill. 1991, kishim qëndruar deri nga ora 21:00 para Ish-Komitetit të Partisë me miqtë muzikantë).

Mbas reth 30 minuta kur mbërrita para Ish-komitetit të PPSH-së, më thanë që Harris u plagos!

Më erdhi shumë keq, për një nxënës tonin që studionte për Trombon dhe ishte një djalë me vlera intelektuale, mbasi fliste italisht shumë mirë!

Harris Murana ishte nxënësi (adolshenti) i parë në Shkodër, që ka hedhur trakte në vitet 90-të në Shkollën artistike, kundër ish-regjimit komunist dhe Ramiz Alisë.

Formimi i tij intelektual dhe politik, pavarësisht se ishte në maturë nuk e duronte ish-ideologjinë komuniste.

Sot bëmë një foto me Harris, mbasi ndodhet në Shkodër për përkujtimin e demostratës antikomuniste të 2 Prillit 1991!

Mirënjohje dhe lavdi 4 Dëshmorëve të 2 Prillit 1991, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe të gjithë të rinjve shkodranë të plagosur në këtë demostratë!

Njeriu mendon, Zoti vendos!

Shkoder 1.4.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat